Beogradi thotë se ministres Gërvalla i është lejuar hyrja në Serbi

Beogradi thotë se ministres Gërvalla i është lejuar hyrja në Serbi

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe ka demantuar deklarimet e MPJ-së së Kosovës se i është ndaluar hyrja në Serbi ministres së Jashtme, njëherësh zëvendëskryeministres së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz. Siç raportojnë mediat në Serbi, kjo zyrë ka thënë se janë absolutisht të pasakta pretendimet e disa portaleve shqiptare dhe zyrtarëve të Prishtinës […]

Siç raportojnë mediat në Serbi, kjo zyrë ka thënë se janë absolutisht të pasakta pretendimet e disa portaleve shqiptare dhe zyrtarëve të Prishtinës se Beogradi nuk e ka lejuar vizitën e sotme të ministres Donika Gërvalla Schwarz në Bujanoc dhe Preshevë.

“Sipas marrëveshjes për vizitat zyrtare, çdo vizitë ndërmjet zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës konsiderohet e miratuar nëse nuk ndalohet shprehimisht me shkresë, kështu që kërkesa e Donika Gërvalla Schwarzit është trajtuar pozitivisht. Gjithashtu, zyrtari ndërlidhës që përfaqëson Beogradin i tha gojarisht kolegut të tij – zyrtarit ndërlidhës të Prishtinës në Beograd – sot se vizita e Gërvalla Schwarzit në Serbinë qendrore është miratuar dhe se ajo mund të vizitojë komunat e përmendura në përputhje me marrëveshjen e vlefshme dhe pa shenja statusi”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre.

Më tej e njëjta thotë se për këtë dëshmon edhe e-maili me të cilin zyrtari ndërlidhës i Prishtinës falënderoi sot zyrtarin ndërlidhës të Beogradit me rastin e aprovimit të vizitës, por që të njëjtin email kjo Zyrë nuk e ka publikuar.

“Prandaj u bëjmë thirrje mediave dhe zyrtarëve në Prishtinë që të mos mashtrojnë opinionin dhe të paraqesin informacione të pasakta. Beogradi është ai që vazhdimisht i respekton marrëveshjet dhe angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve dhe asnjë akuzë e gabuar nga Prishtina nuk mund ta prishin këtë”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre, sipas “Danasit”.

Në një deklarim gjatë ditës për “Zërin”, nga MPJ-ja thanë se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, nuk është lejuar të hyjë në Serbi në lidhje me vizitën e paralajmëruar për sot në Kosovën Lindore.

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”, kanë thënë nga MPJ-ja.

Të ngjashme
Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot