Berisha sot paraqitet në SPAK, vendoset fati i dosjes “Partizani”

Berisha sot paraqitet në SPAK, vendoset fati i dosjes “Partizani”

Kreu i PD, Sali Berisha, do të paraqitet në SPAK në orën 09:00, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj, ku po sot pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje për gjykim. Më 27 prill, pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares së […]

Më 27 prill, pala mbrojtëse kërkoi përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake, Flojera Davidhi, duke bërë që kjo e fundit ta ndërpriste seancën dhe ta shtynte atë me 12 ditë të tjera, për më 5 maj.

GJKKO sakaq e rrëzoi kërkesën për përjashtimin e Davidhit ku gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi sipas saj nuk u gjetën shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Do të jetë pikërisht gjyqtarja Davidhi ajo që do të japë këtë të hënë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, pati deklaruar se mbrojtja kërkoi largimin e gjyqtares Flojera Davidhi për “njëanshmëri të theksuar” në vendimmarrjen e saj të mëparshme, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të pabazuar në ligj.

“Unanimisht morëm një vendim për të kërkuar përjashtimin e gjyqtares Davidhi. Vendimi i saj për të shpallur të pavlefshme kërkimet tona ishte një kaos gjyqësor, pa asnjë arsyetim të qartë mbi ligjshmërinë. Sot depozituam zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e saj”, deklaronte Gjokutaj.

Dosja lidhet me hetimet mbi ish-funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”./Periskopi/

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin