Besnik Tahiri: Kurti e planifikoi krizën që nga fillimi, manipuloi opinionin politik

Besnik Tahiri: Kurti e planifikoi krizën që nga fillimi, manipuloi opinionin politik

Ish-deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskop dhe T7, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se ka orkestruar që në fillim të mandatit një plan të sofistikuar për të shtyrë proceset zgjedhore dhe për të manipuluar opinionin publik. Tahiri tha se […]

Tahiri tha se situata aktuale politike ka qenë plotësisht e shmangshme, nëse opozita do ta kishte “dekuoduar” me kohë planin e Kurtit.

“Situata ka mundur të shmanget po që se në fillim të këtij mandati ne si opozit do ta detektonim një plan bukur të përpunuar nga zoti Kurti për të shtyrë një proces zgjedhor, për të mos konstituuar Kuvendin që të mbrrihet në fund të këtij viti, që zgjedhjet të jenë në atë kohë kur do të ishte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit”, deklaroi Tahiri, duke shtuar se opozita ka pasur mundësi të veprojë më herët.

Sipas tij, hyrja në krizë e ka bërë të qartë se situata do të përfundonte në këtë pikë.

“Kur kemi hyrë në trajtimin e një krize, e kam ditë se do të përfundojmë këtu. Tani kjo është e shkuar dhe duhet t’iu themi qytetarëve të Kosovës që ta dekodojmë sistemin e sofistikuar të Kurtit për të manipuluar opinionin politik”.

Tahiri akuzoi Kurtin se ka manipuluar proceset politike që nga dita e parë.

“Manipulimi i parë me qytetarin e Kosovës është fakti se e mori besimin pwr 48 deputetë dhe që në ditën e parë filloi obstruksionin për të mos bërë shumicë, sepse ai e dinte mirë që si një person autoritar nuk do t’i mjaftonin 61 vota”, tha ai, duke shtuar se Kurti e ka kthyer “mosvullnetin personal për të bërë koalicion” në një problem politik të vendit.

Sipas Tahirit, Kurti nuk dëshiron qeverisje normale.

“Ky njeri dëshiron të qeverisë vet, dhe vartësit e tij të jenë shërbëtorë, jo koleg. Pazotësia e tij për të ndarë pushtetin është bërë pengesë për funksionimin normal të qeverisjes”.

Tahiri tha se viti që po lë Kosova pas është i mbushur me “dëme të vështira për t’u riparuar”, duke e identifikuar si më të rëndin prishjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dëmi i parë vjen me marrëdhënien me SHBA-në, ku sekretarit të shtetit i thotë naiv, dhe është ky njeri që e detyroi Amerikën me na vendos sanksione duke e ndalur bashkëpunimin strategjik”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, përgjegjës për krizën institucionale, mungesën e stabilitetit politik dhe përplasjet me aleatët strategjikë është vetëm një person, Albin Kurti.

Tahiri tha se  qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për “modelin e manipulimit politik” që, sipas tij, Kurti po e bënë./Periskopi/

Të ngjashme
Ish-portieri i Kolumbisë, Higuita: Askush nuk duhet të habitet nëse Messi do të luajë ende në vitin 2030

Ish-portieri i Kolumbisë, Higuita: Askush nuk duhet të habitet nëse Messi do të luajë ende në vitin 2030

Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës

Mbappe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të lënduar

Çitaku: Serbia po thellon bashkëpunimin me SHBA, Kosova po izolohet përmes kultit të liderit

Çitaku: Serbia po thellon bashkëpunimin me SHBA, Kosova po izolohet përmes kultit të liderit

Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje

Bllokimi i mërgimtarëve në kufirin Kroaci-Serbi, këshilltarja shqiptare në qeverinë kroate jep detaje

Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë në Sferkë të Pejës

Bajrami dorëzon kallëzim penal për deponinë në Sferkë të Pejës

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

Messi me një mesazh për tifozët argjentinas para finales së sotme

28 vjet nga masakra e Rahovecit

28 vjet nga masakra e Rahovecit

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Kroaci–Serbi

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Pejë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Familjarët rrahën mes vete në Prishtinë, lëndohet një grua – arrestohen katër persona

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Hysni Gucati nesër para Gjykatës në Drenas, nuk dihet arsyeja

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar

Aksidenti i rëndë ku vdiq gazetari i njohur nga Vlora: I lënduar mbeti edhe një 18-vjeçar