Biden fal djalin e tij Hunter, republikanët e kritikojnë presidentin

Biden fal djalin e tij Hunter, republikanët e kritikojnë presidentin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se e ka falur djalin e tij, Hunter Biden, ndonëse kishte premtuar se do të rrinte larg procedurave ligjore që rëndonin kundër djalit të tij. Hunter Biden është deklaruar i pafajshëm në akuzat për mashtrime me taksa dhe është dënuar për një rast që lidhet me armëmbajtje. […]

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se e ka falur djalin e tij, Hunter Biden, ndonëse kishte premtuar se do të rrinte larg procedurave ligjore që rëndonin kundër djalit të tij.

Hunter Biden është deklaruar i pafajshëm në akuzat për mashtrime me taksa dhe është dënuar për një rast që lidhet me armëmbajtje.

“Sot e kam nënshkruar faljen për djalin tim Hunter. Prej ditës kur e kam marrë detyrën kam thënë se nuk do të përzihem në vendimmarrjen e Departamentit amerikan të Drejtësisë, dhe e kam mbajtur fjalën edhe teksa e kam parë djalin tim duke u gjykuar padrejtësisht edhe në mënyrë selektive”, ka thënë presidenti përmes një deklarate.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se Biden nuk do të falë Hunterin, i cili i është nënshtruar një periudhë rehabilitimit nga përdorimi i drogave.

“Asnjë njeri i arsyeshëm që analizon faktet për rastin e Hunterit nuk mund të arrijë në përfundim tjetër përveçse Hunter është veçuar sepse ka qenë djali im”, ka thënë Biden përmes një deklarate të lëshuar pak para nisjes në një udhëtim në Afrikë.

Vendimi për falje vlen për të gjitha veprimet që mund të jenë kryer në periudhën 1 janar 2014 – 1 dhjetor 2024.

Hunter Biden ishte paraparë për përballej me dënimet këtë muaj.

“E kam pranuar dhe kam marrë përgjegjësi për gabimet e mia gjatë ditëve më të rënda të varësisë – gabime që janë shfrytëzuar për të më nënvlerësuar dhe për të më turpëruar mua dhe familjen tim për shkaqe politike”, ka thënë Hunter Biden përmes një deklarate, duke siguruar të gjithë se është i pastër nga çdo drogë për më shumë se pesë vjet.

Republikanët e kanë kritikuar vendimin e presidentit, shkruan New York Times.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump e ka quajtur vendimin si abuzim dhe ka pyetur nëse në falje janë përfshirë edhe personat e burgosur për sulmin në Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021, pasi Trump pati pretenduar se i ka fituar zgjedhjet e vitit 2020.

Biden, në anën tjetër, ka thënë se vendimin për falje e ka marrë këtë fundjavë.

“Shpresoj që amerikanët do ta kuptojmë pse një baba dhe një president mund të marrë një vendim të tillë”, ka thënë mes tjerash ai.

Të ngjashme
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës