Bie një vendim i Rozeta Hajdarit, KPMSHCK rikthen në punë Ermal Kutllovcin i shkarkuar nga ministrja (DOKUMENT)

Bie një vendim i Rozeta Hajdarit, KPMSHCK rikthen në punë Ermal Kutllovcin i shkarkuar nga ministrja (DOKUMENT)

Ermal Kutllovci muaj më parë është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i MINT-it i cili kishte konstatuar se shkarkimi i Kutllovcit ndërlidhet me “shkelje disiplinore dhe sjellje jo të mirë, gjuhë nënçmuese dhe aspak profesionale, gjatë një takimi të mbajtur […]

Por Kutllovci u cili është shkarkuar muaj më parë është rikthyer në punë. Këtë e ka konfirmuar vet Kutllovci, i cili ka thënë se vendimi i Komisionit Disiplinor ishte skandaloz dhe arbitrar.

“Sot u konfirmua ligjërisht se Vendimi i Komisionit Disiplinor për “largim nga shërbimi civil” ishte arbitrar, skandaloz dhe i nxjerrur kundërligjshëm me shkelje procedurale e në mungesë të provave relevante. Sa i përket vlerësimit se ka qenë dashtë të ndjeket një procedurë e brendshme tek zyrtari përgjegjës për sinjalizim, konsideroj se kam vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke i njoftuar bartësit e institucionit nga niveli më i ultë deri tek niveli më i lartë. Korrespodencat e mia zyrtare e pasqyrojnë në detaje kundërshtimin dhe konsistencën time për respektim të ligjshmërisë”, ka thënë Kutllovci.

Reagimi i plotë i Kutllovcit:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur miq, shokë e familjarë,

Për hir të korrektësisë Ju njoftoj se me datën, 14 shkurt 2024, kam parashtruar ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), ndërsa sot pranova Vendimin e këtij organi i cili i ka dhënë të drejtë legjitime ankesës sime.

Sot u konfirmua ligjërisht se Vendimi i Komisionit Disiplinor për “largim nga shërbimi civil” ishte arbitrar, skandaloz dhe i nxjerrur kundërligjshëm me shkelje procedurale e në mungesë të provave relevante.

Sa i përket vlerësimit se ka qenë dashtë të ndjeket një procedurë e brendshme tek zyrtari përgjegjës për sinjalizim, konsideroj se kam vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke i njoftuar bartësit e institucionit nga niveli më i ultë deri tek niveli më i lartë. Korrespodencat e mia zyrtare e pasqyrojnë në detaje kundërshtimin dhe konsistencën time për respektim të ligjshmërisë.

Unë ju falënderoj përzemërsisht të gjithë juve që qëndruat afër meje e familjes sime dhe që besuat tek unë në rrugëtimin e drejtë e të ligjshëm. E di se kjo situatë i ka rënduar tejmase prindërit, bashkëshortën, motrat dhe fëmijët e mi, saqë gjatë kësaj periudhe kohore ishin tejet të prekur e lënduar emocionalisht.

Familjes sime shpirtërisht i kërkoj ndjesë për shqetësimin të cilin e përjetuan krejtësisht panevojë, por besoj se më kanë kuptuar, pasi më njohin mirë e madje duke e ditur se kurrë në jetën time si kam thënë të zezës e bardhë apo anasjelltas. Pra gjithmonë kam qenë i njëjtë në të gjitha sfidat jetësore dhe i pandryshueshëm në qendrime parimore.

Ecim pandalshëm të inkurajuar e motivuar në rrugën e drejtë me të vërtetën e për të mirën e përgjithshme. Po e përmbylli këtë njoftim me një thënie të shkrimtarit e letrarit Albert Camus, (Citoj): “Integriteti nuk ka nevojë për rregulla”.

Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve.

Ermal KUTLLOVCI

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it