Bislimi: Bashkimi Evropian duhet të reformohet

Bislimi: Bashkimi Evropian duhet të reformohet

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar sot në Komisionin për Integrime Evropiane se BE-ja ‘duhet të zgjerohet dhe të reformohet’. “Pakoja e zgjerimit e publikuar në nëntor 2023, kthen shpresën që zgjerimi i BE-së është përsëri në qendër të vëmendjes pas një dekade heshtje dhe stagnimi. Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet, derisa Rusia […]

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar sot në Komisionin për Integrime Evropiane se BE-ja ‘duhet të zgjerohet dhe të reformohet’.

“Pakoja e zgjerimit e publikuar në nëntor 2023, kthen shpresën që zgjerimi i BE-së është përsëri në qendër të vëmendjes pas një dekade heshtje dhe stagnimi.

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe të reformohet, derisa Rusia tenton të zgjerohet përmes luftërave, Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet përmes dialogut dhe integrimit”, tha Bislimi.

Në këtë raportim para Komisionit, Bislimi është pyetur edhe lidhur me masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës.

“Sa i përket masave, janë vendosur në fund të majit nga Komisioni Evropian dhe janë rezultat i eskalimit që kanë ndodhur në veri më 29 maj të vitit të kaluar dhe ka ekzistuar një bindje që Qeveria duhet të bëj më shumë për de-eskalimin e situatës.

Në letrën që na është dërguar na thuhet që masat janë të përkohshme, të kthyeshme.

Pas kësaj kemi pasë një takim në Bratisllavë, ku kemi diskutuar me zotin Lajcak se cka nënkuptojnë masat dhe kemi ndërtuar një dokument 4 pikësh.

Me gjasë ka paqartësi brenda vendeve anëtare se cili është mekanizimi për largimin e masave por ka edhe presion dhe frustrim brenda BE-së se si Kosova u ndëshkua me masa ndërkaq Serbia nuk ka masa edhe pas agresionit terrorist që ka bërë në Banjskë.

Masat e BE-së janë të kufizuara vetëm në takimin e nivelit të lartë me përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës por jeni dëshmitarë që ato kanë vazhduar.

Është ndaluar vlerësimi dhe miratimi i  aplikimeve të reja të Kosovës në Kornizën e Ballkanit Perëndimor për investime, që do të thotë Kosovës nuk është ndalu asnjë projekt por nuk mund të apilkojë”, tha Bislimi./Periskopi

Të ngjashme
Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë