Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, gjendet në Bruksel, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria në detyrë e Kosovës. “Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, tha për Radion Evropa e Lirë, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit. Serbia, ndërkaq, […]

“Mbi detajet, formatet, takimet dhe temat e diskutimit, do të informoheni në përfundim të tyre”, tha për Radion Evropa e Lirë, Klisman Kadiu, shef i kabinetit të Bislimit.

Serbia, ndërkaq, raportohet se në Bruksel ka dërguar kryenegociatorin e saj, Petar Petkoviq.

Bislimi dhe Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillojnë takim të përbashkët, pasi paraprakisht kryenegociatorët kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, raportoi agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

Rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve vjen pasi ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në muajin gusht.

Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen e Ohrit më 2023. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit me Sorensenin në Beograd se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.

Ndonëse takime të nivelit të kryenegociatorëve janë mbajtur, në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim, ishte zhvilluar disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.

Për këtë ngjarje, Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.

Më 10 qershor, pas një takimi mes kryenegociatorëve, Sorensen paralajmëroi se po bëheshin përgatitje për një takim të ri të nivelit të lartë .

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve