Blerta Deliu-Kodra: PDK-ja do ta ruajë dinjitetin e saj, si subjekt politik me traditë

Blerta Deliu-Kodra: PDK-ja do ta ruajë dinjitetin e saj, si subjekt politik me traditë

Deputetja Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, megjithatë ka thënë se në zgjedhje do të garojë e vetme. “Ajo çfarë e karakterizon PDK-në është se kemi qenë gjithmonë të hapur edhe për subjektet e tjera, nuk është se nuk ka diskutime edhe lidhur me zhvillimet të […]

“Ajo çfarë e karakterizon PDK-në është se kemi qenë gjithmonë të hapur edhe për subjektet e tjera, nuk është se nuk ka diskutime edhe lidhur me zhvillimet të cilat do të ndodhin dhe për ndonjë subjekt që dëshiron të bashkohet me listën tonë zgjedhore por nuk ka ende asgjë konkrete, pasi ende jemi në fillim”, ka thënë Deliu-Kodra.

Deliu-Kodra ka shtuar se njëherë do të konkretizojnë programin e pastaj listën zgjedhore.

“Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne t’i konkretizojmë pikësëpari programin tonë qeverisës, pastaj edhe listën tonë kandiduese që është njëra prej listave që do të jetë shumë serioze në krye me kandidatin tonë tashmë të konfirmuar z. Hoxhajn, pastaj do t’i shohim edhe mundësitë që gjithë ata që kanë afrime programore me PDK-në dhe që e shohin se programi ynë qeverisës mund të jetë në linja me programet e subjekteve të tjera ne do t’i diskutojmë brenda strukturës dhe lidershipit të PDK-së për të parë nëse mund të bashkëpunohet me ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë ajo, në Interaktiv.

Ajo ka mohuar se mund të ketë ndonjë bashkëpunim me LDK-në apo Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne do të garojmë si subjekt i vetëm politik. Ne kemi parë dy subjektet Vetëvendosjen dhe LDK-në kanë qenë në pushtet gjatë kësaj kohe dhe natyrisht PDK-ja do ta ruajë dinjitetin e saj, si subjekt politik me traditë, dhe ne do të garojmë natyrisht duke qenë të vetëdijshëm se çfarë PDK-ja përfaqëson. Asnjëherë nuk do të tjetërsohemi dhe do të bëhemi që të mos e kemi kauzën tonë kryesore”, ka thënë Deliu-Kodra. “Derisa VV-ja dhe LDK-ja kanë qenë gjatë kësaj kohe në pushtet ne dhe qytetarët e kanë parë modelin e tyre të Qeverisë dhe mënyrën se si këto dy objekte kanë qeverisë mendoj se kjo është ajo që e kemi parë gjatë gjithë vitit dhe natyrisht se do ta kemi programin tonë si subjekt i vetëm”.

 

Të ngjashme
Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të