Boiken Abazi i VV-së i reagon Periskopit: Në Shqipëri mungon një subjekt për Bashkim Kombëtar

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar me anë të komentimit në Facebook ndaj një artikulli të Periskopit në lidhje me një status të tij.  “Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar.” […]

“Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar.” – deklaroi mbrëmë z. Boiken Abazi përmes një statusi në Facebook.

“Boiken Abazi kritikon Kurtin dhe largohet nga VV? Duhet një subjekt i ri për Bashkim Kombëtar” – ishte titulluar artikulli bazuar në mënyrën se si u kuptua nga gazetarët e mbrëmshëm të Periskopit.

Por, Abazi ka komentuar duke thënë që Vetëvendosje në Shqipëri ishte e regjistruar si OJQ – çka lë të nënkuptohet se ai kërkon themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje si parti politike.

“Kjo është rrenë. Une jam në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në Shqipëri LVV nuk është subjekt politik, është e regjistruar si organizatë e shoqërisë civile (OJF). Pra, në Shqipëri mungon një subjekt politik që ndërthur shtetin zhvillimor me bashkimin kombëtar.” – ka shkruar z. Abazi.

Sidoqoftë, ai nuk ka folur në lidhje me kritikën për pushtetin në Kosovë që të luftohen më shumë oligarkët e këtushëm në komentin. /Periskopi 

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen