Borrell: BE ka dorëzuar versionin e fundit të propozimit për dialogun Kosovë-Serbi

Borrell: BE ka dorëzuar versionin e fundit të propozimit për dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka dorëzuar në Kosovë e Serbi versionin e fundit të propozimit më të ri në tavolinën e dialogut, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të martën, Borrelli ka konfirmuar se emisari i […]

Në Samitin e BE-së me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë të martën, Borrelli ka konfirmuar se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dorëzuar “versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë”.

Lajçaku ka dorëzuar këtë propozim të hënën në Serbi, e në Kosovë një ditë më pas. Vetë Lajçaku ka thënë se propozimi është version i ri i “dokumentit që e ka paraqitur në shtator”.

Propozimi i fundit që është diskutuar në dialogun Kosovë – Serbi është propozimi i njohur si “franko-gjerman”, për të cilin është thënë se është propozim i BE-së, i mbështetur nga dy shtetet. Kryeministri Albin Kurti pati deklaruar se ka pasur dakordim që për këtë propozim palët të arrijnë marrëveshje deri në mars të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Borrelli e Lajçaku kanë refuzuar të japin afate.

“Plani franko-gjerman” nuk parasheh njohje direkte, por i hap rrugë njohjes ndërkombëtare të Kosovës e Serbisë ia përshpejton rrugën drejt BE-së, sipas presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se tani është koha për takime të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që këto takime, të çojnë në një marrëveshje përfundimtare. Ky është momentum – tha Lajçak – dhe BE, nuk dëshiron ta humbas këtë momentum.

“Duam ta shfrytëzojmë këtë momentum, po punojmë për një takim të nivelit të lartë që do të adresojë normalizimin dhe duam që ky takim të mbahet brenda javësh.

Unë mund të kthehem shpejt këtu, që të sigurohem se takimi do të ndodhë.

Nuk duam të humbim kohë,nuk duam të bëjmë presion por nuk duam të humbim kohë”, tha Lajçak, përcjell Periskopi.

Ai tha se në këtë takim, dëshironte të dëgjonte nga kryeministri Kurti, se si do të veprojë tutje me situatën në veri.

“Shfrytëzova takimin që të diskutoj me kryeministrin Kurti edhe gjendjen në veri pas tërheqjes së pjesëtarëve të komunitetit serb nga policia dhe juridiksioni kosovar dhe doja të dëgjoja nga ai se si do të veprojë tutje  dhe poashtu edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Prekëm edhe çështjen e energjisë, kemi një marrëveshje e cila nuk është implementuar ende. Kemi diskutuar edhe cështjen e personave të pagjetur”, tha Lajçak, përcjell Periskopi.

“Kemi një situatë normale që është pozitive dhe duam ta shfrytëzojmë këtë situatë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kam diskutuar këtë cështje për kthimin e serbëve edhe me Vuciqin edhe me Kurtin, kemi një vakum serioz të sigurisë, nuk është cështje e mirë kjo, do të duhej të kthehej sa më parë normaliteti në atë pjesë, dhe kjo është ajo që doja ta dëgjoja nga të dyja palët.

Jemi të lumtur që do të ndihmojmë palët në kthimin e situatës normale. Lidhur me vazhdimin e dialogut, do të ketë takime brenda javësh. Momentumi është tani, por nuk do të jetë gjithmonë këtu, prandaj nuk duam ta anashkalojmë këtë momentum”, tha Lajçak.

Marrëveshja përfundimtare në mars? Lajçak: Nuk jam njeri i afateve

Zoti Lajçak u pyet edhe lidhur me atë se një marrëveshje për normalizim raportesh mes Kosovës dhe Serbisë, është përfolur të jetë afatizuar për në mars. Por ai tha, se nuk është njeri i afateve dhe do të ‘shohim se çka do të ndodhë në mars’.

“Sa i përket afateve, unë nuk jam njeri i afateve por do të shohim në mars se çka do të ndodhë. Cka është e rëndësishme tani, është se të dy palët, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për takime dhe do të diskutojmë të gjitha pyetjet që kemi”, tha ai.

Ndërkaq sa i përket Asociacionit të komunave serbe, z.Lajçak, ripërsëriti qëndrimin e tij të njohur, se ‘është obligim që Kosova ka marrë përsipër në procesin e dialogut dhe se këtë obligim duhet ta zbatojë’.

“Një gjë është shumë e qartë, se në procesin e dialogut të dy palët kanë marrë përsipër obligime, disa nga ato janë implementuar e disa jo, por është e rëndësishme që të gjitha të implementohen, ndryshe dialogu nuk do të ishte i suksesshëm”, tha ai./Periskopi

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë