Borrell këmbëngulës që serbët në Kosovë të votojnë në referendumin e Serbisë: E quan ‘grumbullim votash’

Borrell këmbëngulës që serbët në Kosovë të votojnë në referendumin e Serbisë: E quan ‘grumbullim votash’

Kryeministri Albin Kurtid je njoftoi për bisedën që kishte me Josef Borrell lidhur me referendumin e Serbisë. Sipas Kurtit, Borrell është njoftuar se qeveria e Kosovës ua mundëson serbëve votimin përmes postës, por jo të hapen vendvotime në shtetin e Kosovës. Ndërkohë Borrell, sot përmes një cicërime në Tëitter, ka thënë se ‘serbët duhet të kenë të drejtën të votojnë për referendumin në Serbi’.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë gjatë referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që mbahet të dielën më 16 janar.

Ai tha se edhe në të kaluarën, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka lehtësuar grumbullimin e votave të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Dje kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq lidhur me grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin kushtetues që mbahet të dielën në Serbi. Grumbullimi i votave në të kaluarën është bërë me lehtësimin e OSBE-së. Qytetarët duhet të jenë në gjendje që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, tha Borrell përmes një postimi në Tëitter.

Kosova ka thënë se qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë do të mund të votojnë vetëm përmes postës apo Zyrës Ndërlidhëse serbe në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se votimi në referendumin e një shteti tjetër, në një territor sovran, “nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”.

“Gjatë një bisede me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell unë shpreha qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi i një shteti tjetër në një territor sovran nuk është praktikë e pranueshme nga asnjë shtet demokratik”, shkroi Kurti në Tëitter pas një bisede me Borrellin më 12 janar.

Sipas profesorit të së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, Qeveria e Kosovës ka të drejtë që të mos lejojë organizimin e referendumit të Serbisë në Kosovë./Teksti i plotë në REL/

Shpërndaje në: