Borrell konfirmon darkën ku do të jenë Kurti dhe Vuçiq: Kemi një problem të madh gjeopolitik

Borrell konfirmon darkën ku do të jenë Kurti dhe Vuçiq: Kemi një problem të madh gjeopolitik

Kryeministri Albin Kurti gjatë takimit që ka pasur në fund të muajit të kaluar me kryediplomatin evropian, Josep Borell i ka thënë këtij të fundit se qeveria e Avdullah Hotit nuk e ka informuar për procesin e dialogut me Serbinë dhe i duhet kohë për t’u përgatitur. Shefi i diplomacisë evropiane në konferencën e djeshme […]

Shefi i diplomacisë evropiane në konferencën e djeshme për mediapas takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, tha se nuk mund të shkohet në pushimin e verës pa rifilluar bisedimet Kosovë-Serbi.

“Herën e fundit që kam folur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, atyre u duhet kohë për t’u përgatitur, ata pretendojnë se qeveria në ikje nuk i informoi ata për situatën e bisedimeve të mëparshme, se sapo kanë ardhur, se duhet të studiojnë me kujdes dosjen. E kuptoj, por në të njëjtën kohë nuk mund të shkojmë me pushime pa i rifilluar bisedimet. Më në fund, kemi rënë dakord që para takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që është pak a shumë më 20 qershor, para Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Qershor, do të duhet të kemi përsëri këtë takim. Dhe shpresoj se ata i kanë të gjitha informacionet e kërkuara, ne mund t’i sigurojmë nëse nuk i kanë, në mënyrë që të vijnë në Bruksel të përgatitur mirë”, ka thënë Borell para mediave.

Borrell njoftoi se javën e ardhshme do të organizojë një darkë tradicionale për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

“Në darkë, ne do të diskutojmë të gjithë situatën politike në Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor është një problem i madh gjeopolitik. Rajoni është pjesë e problemit dhe pjesë e zgjidhjes. Ne duhet ta shohim atë nga një këndvështrim gjeopolitik, dhe ne do ta bëjmë atë javën e ardhshme me të gjithë liderët nga Ballkani Perëndimor”, tha ai.

 

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje