BQK ka urdhëruar bankat e Kosovës që të ngrinë asetet e personave nga Rusia që gjinden në “listën e zezë” të SHBA-së e BE-së

BQK ka urdhëruar bankat e Kosovës që të ngrinë asetet e personave nga Rusia që gjinden në “listën e zezë” të SHBA-së e BE-së

Agresionit rus mbi Ukrainën, me aq kapacitet që ka, po i përgjigjet edhe shteti i Kosovës. Republika e Kosovës i është bashkuar masave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj rreth 650 individëve që kryesisht janë biznesmen dhe politikan rus. Banka Qendrore e Kosovës ka obliguar të gjitha […]

Republika e Kosovës i është bashkuar masave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj rreth 650 individëve që kryesisht janë biznesmen dhe politikan rus.

Banka Qendrore e Kosovës ka obliguar të gjitha bankat në Kosovë që të ngrinë asetet e këtyre personave që kanë në bankat e Kosovës, shkruan Periskopi.com.

Në BQK nuk kanë treguar për numrin e personave që mund t’u jenë ngrirë fondet në banka, por kanë pohuar se janë duke e zbatuar vendimin e marrë nga Qeveria.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës vepron sipas Vendimit nr. 01/64 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. Për sanksionet e vendosura nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë informuar edhe bankat e licencuara nga ana e BQK-së që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Republikës së Kosovës, vendim të cilin janë të obliguara ta zbatojnë”, ka thënë për Periskopin, Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK.

Me 25 shkurt, Qeveria e Kosovës mori vendim që të ngihen aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;

Ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;

Ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vëne në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direke ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Lista është në përbërje prej rreth 650 personave. /Periskopi.com

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës