Brahimaj: Limaj ishte shumë i ashpër me Kurtin në fushatë, mirëpo ndërroi qëndrim 100%

Brahimaj: Limaj ishte shumë i ashpër me Kurtin në fushatë, mirëpo ndërroi qëndrim 100%

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7, ka thënë se partia që përfaqëson në Kuvend është e gatshme për zgjedhje të reja, kurdo që ato vendosen, si shkak i bllokimit të Kuvendit nga partia e parë. “Që ditën e parë […]

“Që ditën e parë e ka thënë Daut Haradinaj që ka thënë se zgjedhjet do të jenë zgjidhje, kështu që edhe Aleanca është e gatshme për zgjedhje të parakohëshme, të jashtëzakonshme qysh do qoftë”, ka thënë ai.

Brahimaj është pyetur edhe për mundësin e shkuarjes në zgjedhje me ndonjë parti tjetër apo koalicion, por sipas gjasave, ai ka thënë se kjo nuk do të ndodh.

“Sigurisht se këtë temë duhet të biseduar në nivel strukturave, jo vetëm të flas unë krye në vete, kjo temë ende nuk është diskutuar po të gatshëm jemi. Sigurisht para shkuarjes në zgjedhje bëjmë një analizë, por Aleanca është e gatshme për zgjedhje dhe me gjas do të shkojë si e vetme”, ka thënë Brahimaj.

Lahi Brahimaj në këtë intervistë ka folur edhe për hatërmbetjen e AAK-së ndaj NISMA-së së Fatmir Limajt, që garuan bashkë në zgjedhjet e kaluara nacionale.

Brahimaj ka theksuar se Limaj me nguti doli dhe tha se është i gatshëm të flas me këdo, përkundër që fushata zgjedhore ishte tërësisht qëllimi i rrëzimit të Kurtit dhe jo bashkimi me të.

“Tu e pa një nguti dhe njëfar paralajmrimi, nuk është hatri dikur të shkonte të negocionte me PDK-në ose LDK-në, por gjatë gjithë fushatës ne kërkuam votë për largimin e të keqes, për largimin e zotit Kurti dhe nëse e shihni fjalorin e zotit Limaj gjatë fushatës, ka qenë edhe më i ashpër se i zotit Haradinaj ndaj Kurtit, dhe pa ndonjë paralajmrim e dëgjon në një medium duke thënë se ‘jam i gatshëm të ulem’. Sikur të shkonte të bisedonte me PDK-në, LDK-në për formimin e Qeverisë së opozitës askush nuk do të idhnohej dhe nuk do të kishte hatërmbetje. Por, ai ishte një ndërrim 100 për qind i pozicionit brenda natës dhe të gjithë e keni parë gjuhën e zotit Kurti ndaj opozitës dhe ndaj votuesve. Një lider që ka qenë fitues i zgjedhjeve paraprake dhe tani mori një shumicë në pozitën e kryeministrit  i drejtohet gjithë opozitës me atë fjalor dhe qysh ditën e parë i afrohesh në shërbim është për tu çuditur”, ka thënë Brahimaj.

Deputeti i AAK-së, ka thënë se do ta përkrah një qeveri të opozitës në çfardo formati, vetëm të largohet Kurti.

“Unë besoj dhe do e përkrahi një qeveri të opozitës në çfardo formati, vetëm e vetëm që Kurti të shkojë në opozitë dhe të punohet me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë ai. /Periskopi/

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin