Brenda 3 ditëve, mblidhen mbi 13 milionë dollarë ndihma për pasojat e tërmetit

Brenda 3 ditëve, mblidhen mbi 13 milionë dollarë ndihma për pasojat e tërmetit

Situata e vështirë e krijuar nga goditja e tërmetit më 26 nëntor, ka nxitur solidaritet mes qytetarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe diasporë. Në më pak se tre ditë thirrje të ndryshme për mbledhje fondesh janë grumbulluar mbi 13 milionë dollarë. Dhurimet më të mëdha janë: Dhurime nga qytetarët në […]

Në më pak se tre ditë thirrje të ndryshme për mbledhje fondesh janë grumbulluar mbi 13 milionë dollarë.

Dhurimet më të mëdha janë:

Dhurime nga qytetarët në e-albania, rreth 3 milionë euro

Kastrati Group, drejtuar nga Shefqet Kastrati, 1,5 milionë euro

Balfin Group, drejtuar nga Samir Mane, 1,2 milionë euro

Fondacioni Fundjavë Ndryshe, mblodhi mbi 1,5 milionë dollarë

Gazetari Marin Mema dhe President i “Rrënjëve Shqiptare” Marko Kepi, mblodhën 1,3 milionë dollarë

Tirana International Airport, 1 milion euro

Behxhet Pacolli, biznesmen, Ministër i Jashtëm i Kosovës, 1 milionë euro

Bankers Petroleum, 1 milion dollarë

Elvis Naçi, drejtues i “Shqiptarët për shqiptarët”, 850 mijë dollarë

Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro

Fondacioni për Shoqëri të Hapur, 500 mijë dollarë

Eurosig-Insig 50 mijë euro

Berat Buzhala, drejtues i Gazeta-Express, 10 mijë euro

Adem Hasani, drejtues i Dreni-Pharm, 10 mijë euro

Mario Dedivanovic, njohur si parukieri i Kim Kardashian, 3 mijë euro

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, ka marrë përsipër t’u paguajë qiranë 20 punonjësve të kompanisë së tij Intercom Data Service të mbetur të pastrehë.

Kompania Gener 2 dhe kompani Gjikuria kanë marrë përsipër të ndërtojnë nga 20 apartamente në zonën e Thumanë.

Lazim Destani, babai i aktorit shqiptar Blerim Destanit, dhuroi 12 ton ushqime. Po kështu mbi 200 tonë ushqime, produkte sanitare dhe mbi 1000 dyshekë u dërguan me dhjetëra kamionë nga bizneset e Kosovës.

Hotele, bujtina dhe qytetarë të ndryshëm hapën dyert për fatkeqët e goditur nga tërmeti. Të prekurve iu mundësua edhe transporti. Nisma Thurje siguroi listimin e rreth 3000 vendstrehimeve të ofruara nga qytetarë të ndryshëm, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi mbledhje masive ushqimesh dhe rrobash.

49 viktima, dhe mbi 700 të plagosur dhe qindra familje të mbetura pastrehë nga tërmetet e 26 nëntorit nxitën solidaritet mes shqiptarëve. /Exit.al

Të ngjashme
Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Kjo është 10-shja më e votuar e LDK-së deri më tani

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Dalin rezultatet e para për kandidatët, kush janë top 10 më të votuarit në PDK

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Kjo është 10-shja më e votuar e VV’së deri tani

Cakolli: Kaq mund të rriten në përqindje me vota të diaspores partitë politike

Cakolli: Kaq mund të rriten në përqindje me vota të diaspores partitë politike

KQZ nis publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i ndiqni LIVE

KQZ nis publikimin e rezultateve të para të kandidatëve për deputetë, këtu mund t’i ndiqni LIVE

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

“Për momentin”, Izraeli ndalon sulmet ndaj Iranit

Shpërndarja e parave para fushate nga Kurti, Syla: Paramendojeni sa vota i kish marrë pa to, Kosova s'duron autokratë

Shpërndarja e parave para fushate nga Kurti, Syla: Paramendojeni sa vota i kish marrë pa to, Kosova s'duron autokratë

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të KQZ-së për asgjësim të dokumenteve të votimit

KEK-u: Sonte në mesnatë ndalet njësia A4 e TC Kosova A, do t’i nënshtrohet një “remonti të rregullt vjetor”

KEK-u: Sonte në mesnatë ndalet njësia A4 e TC Kosova A, do t’i nënshtrohet një “remonti të rregullt vjetor”

KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

KQZ tregon se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

KQZ: Ka nisur numërimi i votave për deputetë në 15 qendra komunale, pritet të fillojë edhe në 23 të tjera

Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS

Shteti në aksion: Arrestohen dy persona që ua vodhën 50 mijë euro 150 personave përmes SMS