Burrë e grua nxjerrin “vner” prej goje për gjyqësorin e Kosovës

Burrë e grua nxjerrin “vner” prej goje për gjyqësorin e Kosovës

Burrë e grua nxorën prej goje zi e terr për gjyqësorin e Kosovës, të hënën. Ishte burri i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi e cili e nisi duke u lëshuar në deklarata skandaloze, përcjell Periskopi. Ai tha gjatë mbledhjes së KQZ-së se “Gjykata Supreme vetëm i ka delegjitimu anëtarët e KQZ-së” me vendimin […]

Ishte burri i nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi e cili e nisi duke u lëshuar në deklarata skandaloze, përcjell Periskopi.

Ai tha gjatë mbledhjes së KQZ-së se “Gjykata Supreme vetëm i ka delegjitimu anëtarët e KQZ-së” me vendimin se Lista Serbe duhet të certifikohet. Krasniqi shtoi se “Nuk mendoj që shteti duhet me ra në nivelin e këtyre presioneve” dhe përmendi “diplomatët e huaj”, që sipas tij po mundohen ta “legalizojnë” këtë parti.

“Ne nuk mund të presim vendime të gjykatave për secilin person veç e veç”, tha ai.

Ai e quajti vendimin e Supremes për certifikimin e Listës Serbe si “koordinim kriminal të organeve tona të drejtësisë” dhe shtoi: “I mbuloftë turpi”, duke paralajmëruar se ata do të japin “përgjegjësi herdokur”.

Madje Krasniqi u lëshua në gjuhë të ulët edhe ndaj gjyqtarit të Gjykatës Supreme, Zenel Leku, duke i përqeshur deri edhe mbiemrin.

“Po e bëj publikisht të ditur faktin që unë kam dërguar email zyrtar të ai personi që e ka emrin gati si Zllatan Eleku qashtu po qashtu dulë edhe me mënyrën si e ka drejtu këtë proces – Zenel Leku a kush është ky kryesuesi.”, tha ai.

Kësaj deklarate pati reagime nga Supremja ku shprehu shqetësim të thellë duke i cilësuar deklaratat e Krasniqit si “sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të një gjyqtari dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

“Lakimi dhe krahasimi i emrit të gjyqtarit Zenel Leku është tentativë e ulët për ta dëmtuar figurën e tij dhe për ta minuar besimin në drejtësi”, thuhet në kundër-reagim.

Me deklarata turpëruese pasoi edhe gruaja e tij, e njëherit deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu.

Ajo tha se po ulin kokën e po fshehin dosen e korrupsionit.

“Sa herë bëjnë punë të mira e ka duartrokitjen tonë”.

Gazetari iu drejtua duke i thënë “disa herë e keni drejtuar gishtin tek gjyqësori”, Haxhiu e përsëriti “sa herë bëjnë punë të mira e kanë duartrokitjen tonë”.

“Sa herë e ulin kokën dhe fshehin dosjet e korrupsionit të zyrtarëve që janë të korruptuar, kanë keqpërdorë detyrën, natyrisht që do të flasim. Mbi 200 dosje i kemi dërgu në prokurori, qysh bre asnjë s’e gjetën që ka shkelje a, një? Të paktën vetëm një. Por kur dikush po akuzon dikë nga VV’ja, menjëherë të nesërmen e dërgojnë policinë me mar dosje”, ka deklaruar ajo në kanal10.

Përndryshe kjo e fundit, për katër vjet ishte në karrigen e Ministres së Drejtësisë. Megjithatë, sulmet e saj ndaj gjyqësorit s’kanë pasur të ndalur.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve