Burrë e grua “turren”, i bëjnë me Serbi ish-luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Burrë e grua “turren”, i bëjnë me Serbi ish-luftëtarët e UÇK-së dhe bashkëluftëtarit të Adem Jasharit

Me të dështuar votimi për Qeverinë Konjufca 1, Albulena Haxhiu e burri i saj, Alban Krasniqi ‘u turren’ me sulme ndaj PDK-së. Të dy, burrë e grua barazuan deputetët e PDK-së me Listën Serbe, anise shumica nga ta kanë familjarë të vrarë e disa luftuan krah Adem Jasharit, shkruan Periskopi. Menjëherë pasi përfundoi seanca, deputetja […]

Me të dështuar votimi për Qeverinë Konjufca 1, Albulena Haxhiu e burri i saj, Alban Krasniqi ‘u turren’ me sulme ndaj PDK-së. Të dy, burrë e grua barazuan deputetët e PDK-së me Listën Serbe, anise shumica nga ta kanë familjarë të vrarë e disa luftuan krah Adem Jasharit, shkruan Periskopi.

Menjëherë pasi përfundoi seanca, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu publikoi një foto të deputetëve të PDK-së dhe Listës Srbe në Kuvend kur votuan kundër Glauk Konjufcës kryeministër.

“Në harmoni të plotë”, shkroi Albulena Haxhiu në Facebook.

Pas saj, reagoi edhe burri i saj i zhurmshëm, Alban Krasniqi.

Edhe Krasniqi me foton e njëjtë barazoi deputetët e PDK-së me Listën Serbe.

“Qe, çka keni votu. E kam fjalën për këta të PDK-së”, shkroi Krasniqi.

Por, nuk e la me kaq. Alban Krasniqi u kap edhe për kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku.

“Cili ke Lumiri? Se nga fjalimet e tyre nuk munda ti dalloj”, shkroi Krasniqi në Fb teksa bëri bashkë në një foto Lumir Abdixhikun dhe Igor Simiqin.

Ndaj Albulena Haxhiut ka reaguar edhe deputeti i PDK-së dhe djali i Jakup Krasniqit, Altini.

Ai tha se Haxhiu njëjtësoi me qëllim që t’i njollosë të gjithë, ndërsa rikujtoi se është i bir i Jakup Krasniqit, zëdhënësit të UÇK-së.

“Në rreshtin tim, pranë meje është deputeti Fadil Demaku, të cilit gjatë luftës kundër ushtrisë serbe iu vranë vëllai dhe motra. Është Perparim Gruda, të cilit iu vra babai. Po ashtu janë deputetë që janë bashkëluftëtarë të Adem Jasharit. Ndër ta jam edhe unë, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njeriut që gjithë jetën e tij është përndjekur nga regjimi fashist i Serbisë dhe që tash e pesë vite qëndron ballëlartë në bankën e të akuzuarve, pikërisht përballë akuzave të fabrikuara nga Serbia”, shkroi ai.

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme