Buxheti për RTK-në, Osmani fajëson ish-opozitën

Buxheti për RTK-në, Osmani fajëson ish-opozitën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për çështjen e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, duke ua hedhur fajin partive ish-opozitare për të cilat thotë se “nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e qeverisë”. “Si presidente e vendit tashmë e dini të gjithë ju në RTK që […]

“Si presidente e vendit tashmë e dini të gjithë ju në RTK që këtë çështje e kam ngritur në takim me liderët politikë, si në takimin e përbashkët, ashtu edhe në takime të ndara. Kam shprehur gatishmërinë e plotë që, në rast se partitë opozitare nuk dëshirojnë ta pranojnë një nismë legjislative të nisur nga ana e qeverisë, atëherë këtë mund ta bëj unë, mirëpo duhet të shprehet gatishmëri nga ana e partive që diçka e tillë të votohet në Kuvend. Mirëpo deri më tani nuk kam përgjigje nëse ka gatishmëri nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës të votojnë. Mendoj që është e domosdoshme, e lehtë të kalohet një vendim i tillë. Pra, gatishmërinë e kam që qysh nesër të dërgojmë kërkesën në Kuvend. Këto janë çështje që janë të zgjidhshme, mund të zgjidhet edhe brenda Kuvendit me iniciativë të vetë deputetëve, pra ka mundësi të zgjidhet kjo çështje, mirëpo nuk kam përgjigje. Përveç pagave në RTK, e kam ngritur edhe çështjen e Planit të Rritjes që është mbi 800 milionë euro. Çështjen e marrëveshjes me Bankën Botërore, ku në fund të dhjetorit janë një milion euro, por janë edhe mbi 200 milionë të tjera në fillim të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për mbi 1 miliard euro që janë diku 1/4 e buxhetit të Kosovës e që nuk do të duhej t’i humbiste, por do të duhej t’i përfitonte”, theksoi Osmani.

E para e shteti pret të ketë një reflektim të partive politike, pa çka tha se duhet të marrin veprime të cilat janë në interes të shtetit dhe qytetarit.

“Pres reflektim nga partitë politike, ne gjithçka kemi gati si dokumentacion. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike. Ju inkurajoj edhe juve si media që vazhdimisht të bëni presion pozitiv, po e quaj kështu, partive politike që këto vendime të merren nga ky Kuvend dhe përfaqësuesit e këtij Kuvendi që janë votuar më 9 shkurt të këtij viti, por akoma s’kanë vendosur asgjë. Të vendosin diçka në interes të qytetarëve, sepse shkon ky vit, së paku disa vendime që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit”, theksoi Osmani.

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme