Buxheti për vitin 2026, Kurti në rrugë qorre: Ka shumë të panjohura, duhet të konsultohemi me juristët
Lideri i VV’së, Albin Kurti ka deklaruar në konferencën për media, se nuk ka plan se si ta kaloj buxhetin për vitin 2026.
Sipas tij, për të gjetur një zgjidhje i duhet të konsultohet me juristë, sepse, ‘ka shumë të panjohura’.
“Nuk kemi marrë ende ftesë nga presidentja, natyrisht do të konsultohemi me të. Për herën e dytë është në diskrecionin e saj.
Në bazë të rrethanave që ekzistojnë që të gjithë po përgatiten për zgjedhejt e reja. Mbase është për të ardhur keq se do të kemi zgjedhje në dimër dhe në pranverë.
Pra, afatet kohore po ikin me shpejtësi dhe është për të ardhur keq se përvec balotazhit do të kemi edhe dy herë zgjedhje. Janë 10 ditë afat për presidenten për rrugën përpara e cila në bazë të gjitha fakteve dhe shenjave është ajo për zgjedhjet e reja.
Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara. Ne kemi të drejtë ta propozojmë buxhetin në kuvend, por në të njëjtën kohë na duhet të konsultohemi me juristët se si të shkojmë para.
Ka shumë të panjohura për rrugën përpara, dhe dita e djeshme i ka shtuar ato”, u shpreh Kueti./Periskopi/



