Bytyçi: Prokuroria ta intervistojë Sallahun pas deklaratave ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së në Hagë

Bytyçi: Prokuroria ta intervistojë Sallahun pas deklaratave ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së në Hagë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj deklaratave të zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se ‘flitet nëpër ministri se dikush nga të akuzuarit në Hagë ka marrë para më shumë sesa që duhet’. “Deklaratat e zv. Ministrit të Drejtësisë të Qeverisë Kurti janë skandaloze, dashakeqe dhe keq-informuese, të cilat vijnë si […]

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka reaguar ndaj deklaratave të zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, i cili tha se ‘flitet nëpër ministri se dikush nga të akuzuarit në Hagë ka marrë para më shumë sesa që duhet’.

“Deklaratat e zv. Ministrit të Drejtësisë të Qeverisë Kurti janë skandaloze, dashakeqe dhe keq-informuese, të cilat vijnë si vazhdimësi e sulmeve të mirë organizuara ndaj themelueseve dhe eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët gjinden në Hagë.  Fondi është i rregulluar në atë formë, sa që askush nuk mund të marrë as edhe një cent pa e ndjekur një procedurë të caktuar. Legjislacioni që e rregullon këtë fushë ishte hartuar në koordinim të ngushtë me vendet e BE-së, si dhe vetë Dhomat e Specializuara. Standardi që është vendosur si praktikë është standard ndërkombëta”, ka shkruar Bytyçi në Facebook/

“Për të ruajtur integritetin e mbrojtjes, këto shpenzime dhe qasja në këto dokumente janë kategorizuar si sekrete deri në përfundim të procesit gjyqësor, pas së cilit, publikimi i tyre dhe të gjitha shpenzimeve do të bëhet transparent, siç e përcakton dhe kërkon legjislacioni në fuqi.  Megjithatë, tentimi i Qeverisë Kurti për të minuar qasjen në këtë fond nga të akuzuarit, është tentim i hapur për të dëmtuar mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara në emër të transparencës.  Kjo nxitje dashakeqe dhe e dëmshme për integritetin e mbrojtës, si dhe për interesin shtetëror të Republikës së Kosovës, duhet të ndalohet, qoftë edhe duke i trajtuar pretendimet e tyre të pabaza. Prandaj me këtë rast, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të intervistojë zv. Ministrin në lidhje me deklaratat e tij në të cilat pretendon se është abuzuar më këtë fond”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria