Certifikohet Nisma, ‘karton të kuq’ për 12 kandidatë të saj

Është hapur vendimi për Nismën Socialdemokrate, subjekt ky që rrezikonte të mos certifikohej për të marrë pjesë fare në zgjedhjet e 14 shkurtit. PZAP ka pranuar ankesën e këtij subjekti politik dhe e ka certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje të parakohshme. Sidoqoftë, PZAP ka refuzuar pjesërisht ankesën e Nismës së Fatmir Limajt […]
PZAP ka pranuar ankesën e këtij subjekti politik dhe e ka certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje të parakohshme.
Sidoqoftë, PZAP ka refuzuar pjesërisht ankesën e Nismës së Fatmir Limajt duke i ndaluar kandidimin për deputetë 12 kandidatëve të saj, përcjell Periskopi.
Vesel Krasniqi, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Aliaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj do ta kenë të ndaluar kandidimin.
Mes tyre më i njohuri është Endrit Shala, i dënuar për gjuajtje me armë zjarri para disa kohësh. /Periskopi













