Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

Çfarë Kosove! Tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, vazhdon ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të vitit 2026. “Dardanët” fituan në udhëtim ndaj Suedisë me shifra minimale prej 1-0,. Fitoren e madhe Kosovës ia dhuroi sulmuesi Fisnik Asllani, i cili shënoi në pjesën e parë të ndeshjes. Më saktëisht, Asllani shënoi […]

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” fituan në udhëtim ndaj Suedisë me shifra minimale prej 1-0,.

Fitoren e madhe Kosovës ia dhuroi sulmuesi Fisnik Asllani, i cili shënoi në pjesën e parë të ndeshjes.

Më saktëisht, Asllani shënoi në minutën e 32-të të ndeshjes, pas një asistimi nga Veldin Hoxha.

Në fund të pjesës së parë, Kosova e pati edhe një mundësi të artë për të dyfishuar epërsinë, por që Vedat Muriqit iu ndal goditja nga portieri suedez dhe Leon Avdullahu më pas e goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, natyrisht, sulmet nga ana e Suedisë u shtuan, mirëpo pa rrezik të madh për portën që mbrohet nga Arijanet Muric.

Alexander Isak pati një mundësi të mirë me kokë, e cila kaloi mbi portë, dhe Roony Bardhji që ishte rrezik nga ana e majtë e mbrojtjes së Kosovës.

Ndërkohë, superylli i Liverpoolit, Isak pati edhe një mundësi të mirë, përsëri me kokë, por që u ndal nga duart e Arijanet Muricit.

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e shtatë pikëve pas katër ndeshjeve, derisa Suedia mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor, teksa më 18 nëntor e përmbyll këtë cikël kualifikues.

Të ngjashme
Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Skandal në Botëror/ Yjet e Turqisë kapen duke tymosur në ballkonin e hotelit, shpërthen “stuhia” në rrjet

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Nis “ters” Botërori i Anglisë: Hajdutët u marrin këpucët dhe topat, Bellingham me shokë mbeten”zbathur” para ndeshjes me Kroacinë

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA