Çfarë po paralajmëron gazetari Lirim Mehmetaj: Familja e Kurtit e përfshirë në skema kriminale

Çfarë po paralajmëron gazetari Lirim Mehmetaj: Familja e Kurtit e përfshirë në skema kriminale

Gazetari Lirim Mehmetaj sërish ka reaguar për ftesën që i ka bërë prokurorja Rukije Shasivari që nesër të paraqitet në gjykatë për shkak të një padie që është bërë ndaj tij, raporton Periskopi. Mehmetaj ka thënë se kjo prukorore para se të merrte këtë pozitë, ka punuar në një agjenci turistike. Por, ai në reagimin […]

Mehmetaj ka thënë se kjo prukorore para se të merrte këtë pozitë, ka punuar në një agjenci turistike.

Por, ai në reagimin e tij në ‘Facebook’ nuk ka lënë pa u marrë edhe me qeverinë e Albin Kurtit.

Mehmetaj ka thënë se ka mjaft skandale të kësaj qeveria, e ku ka përmendur skemat kriminale, sipas tij, të familjes Kurti në shpërlarjen e parave.

Ai ka përmednur këtë edhe disa punësime të Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Reagimi i plotë:

Veç një gjë do të duhej të ishte e qartë
Përdorimi i prokurores, Rukije Shasivarit – e cila përvojë pune para se të punësohej si prokurore kishte angazhimin në një agjenci turistike – si vegël politike për ta prodhuar atë amatorizëm profesional, meqë është profesionalisht amatore, nuk ka të bëjë shumë me atë që ka ndodhur deri më tani, por me atë që do të ndodhë tash e tutje.
Skandalet më të mëdha të kësaj qeverie që udhëhiqet nga krimineli i diskursit, Albin Kurti – duke filluar nga zbërthimi i skemave kriminale të shpëlarjes së parave nga Familja Kurti, ku përfshihen edhe gratë e vëllezërve të tij, te punësimi i shfalerkave në AKI, bashkëpunimi me super kriminelë e përdorimi i personave si Thjeshtra e Arkanit për mirëmbajtjen e diskursit kriminal në Kosovë për konvenicenca të fashistëve urbanë – akoma s’kanë dalur.
Të vetëdijshëm krejtësisht në çfarë lloj pistash aktualisht kemi qasje, meqë në format më kriminale si në një shtet policor, kanë hartuar programe brenda institucioneve për përcjellje të gazetarëve, këta po duan krijimin e një terreni paraprak në publik, që kur të dali çfarë ka për të dalë, të lihet mundësia e krijimit të dyzimeve shoqërore.
Pra janë gazetarët që po “intrigojnë” për ta sulmuar “qeverinë demokratike”.
Këta analfabetë këto maskarallëqe i bëjnë për të matur pulsin demokratik të shoqërisë, për ta parë saktësisht se deri ku mund të shkojnë me arbitraritet aktualisht, e cili është potenciali për të ardhmen.
E gjithë ideja këtu është që kur të ekspozohen në forma të ndryshme, siç edhe do t’iu ndodhë, të mos merret kush me faktet, por me adresën e prezantimit të atyre fakteve.
Unë jam krejtësisht i vetëdijshëm se nuk jam një gazetar konvencional, por kjo nuk është zgjedhje e imja. Unë nuk jetoj në një shtet normal.
Ne nuk kemi një kryeministër që synim e ka ekzekutimin e politikave në shërbim të qytetarëve. Ky krejt preokupimin e ka ekzekutimin e personave në shërbim të historisë së tij personale.
Një kryeministër krejtësisht të frustruar, sepse as guximin e as intelektin nuk e ka në përputhje me projektimin për vetën.
Në njërën anë dëshiron të jetë figurë historike, në anën tjetër sa herë thërret historia ky gjen birën e miut, ku edhe do struket përfundimisht, shumë shpejt.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it