Cili ishte kurthi presidencial i Vetëvendosjes me emrin e Murat Jasharit?

Cili ishte kurthi presidencial i Vetëvendosjes me emrin e Murat Jasharit?

Refuzimi i Vetëvendosjes për ta pranuar kërkesën e LDK-së për negocimin e postit të Presidentit, i ka rrënjët te një emër: Murat Jashari. Periskopi merr vesh nga burimet, se Vetëvendosje do që pasi t’i kalojë mandati Presidentit aktual, ta propozojë Murat Jasharin për President si ‘figurë unifikuese’, me emrin e të cilit, do të mund […]

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Periskopi kishte raportuar për herë të parë se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta negocionin postin e Presidentit pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Ashtu ndodhi.

Më shumë se 100 ditë nga zgjedhjet e 6 tetorit, VV dhe LDK nuk kanë arritur një marrëveshje që do t’i bënte bashkë në Qeveri. Gjërat u prishën edhe më shumë, kur Vetëvendosje në mënyrë të njëanshme propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe LDK-ja e votoi. Por, të kthehemi te posti i Presidentit.

LDK insiston që të arrihet marrëveshje mes dy partive edhe për këtë post nën arsyetimin se kështu do të formohej një Qeveri me jetëgjatësi – të paktën – 4 vjeçare, duke qenë se mandati i Presidentit aktual ‘skadon’ pas më shumë se një viti. Vetëvendosje do që ky post të negociohet kur t’i kalojë mandati Presidentit aktual. Por, edhe sikur ta pranonte negocimin e një posti të tillë tash, Vetëvendosje kërkon diçka nga Lidhja Demokratike: emrin e Presidentit.

LDK inisiston që të mos e thotë emrin e kandidatit për President menjëherë, por premton se ‘ai do të ishte një figurë unifikuese’. VV insiston: kush është ai? (Kujtojmë këtu deklaratën e z.Kurti se ‘LDK po e kërkon postin e Presidentit por e ka një figurë fantome/joekzistente për këtë post’). Të kthehemi sërish te kërkesa e Vetëvendosjes për ‘emrin e Presidentit’.

Lëvizja Vetëvendosje insiston se posti i Presidentit të negociohet pas më shumë se një viti, por që ai emër, të ishte një figurë unifikuese. Raportimet në media përgjatë këtyre 100 ditëve, shpërthyen me informata të ndryshme. Njëra nga to, Periskopi merr vesh se është mëse e vërtetë: se Vetëvendosje e do Murat Jasharin për President.

Sipas burimeve të Periskopit, Vetëvendosja synon ‘të godasë’ me këtë emër në disa drejtime: Murat Jashari (i Familjes Jashari) do të ishte një figurë e pranuar edhe për opozitën e tashme, e cila përbëhet nga partitë kryesore që njihen si ‘krahu i luftës’, e pse jo edhe për vetë LDK-në. Nëpërmjet kësaj ‘figure unifikuese’, VV-ja do të krijonte një pushtet absolut, atë që partneri i saj i mundshëm – LDK – i druhet që tani, në rast se VV s’do ia jepte LDK-së këtë post. (Kujtojmë thelbin e kërkesës së LDK-së për VV-në: pushtet të balancuar, e jo absolut).

Me Murat Jasharin President, me këtë ‘figurë unifikuese’, VV do të synonte shtrirjen e pushtetit institucione ku Presidenti ka kompetenca si: në Agjencionin Kosovar për Inteligjencë, emërimet dhe dekretimet e gjyqtarëve dhe Kryeprokurorit të Shtetit, emërimet në FSK, formimi i misioneve diplomatike dhe emërimi i diplomatëve, emërimi i kryetarit të KQZ-së, emërimi i Guvernatorit të BQK-së.

Kjo mësohet të jetë arsyeja e këmbënguljes së LDK-së në kërkesën e saj kryesore për një koalicion të mundshëm me VV-në: pushtet të balancuar. /Periskopi/

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit