Çitaku: Dialog me të gjitha partitë, por qeveri me VV-në kurrë

Çitaku: Dialog me të gjitha partitë, por qeveri me VV-në kurrë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, duke e cilësuar një koalicion “të pamundur”. “PDK-ja preferon një koalicion me subjektet politike që deri dje kemi qenë së bashku në opozitë”, ka deklaruar ajo në […]

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të qartë se partia e saj nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, duke e cilësuar një koalicion “të pamundur”.

“PDK-ja preferon një koalicion me subjektet politike që deri dje kemi qenë së bashku në opozitë”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

Ajo ka theksuar se nuk e përjashtojnë dialogun me asnjë parti politike, madje as me Vetëvendosjen, por nuk do të qeverisin me atë parti.

“Ne nuk do ta përjashtojmë dialogun me askënd, as me VV-në, por ne nuk do të qeverisim me VV-në. Ne duhet të flasim me njëri -tjetrin, në parim duhet të ishte normale të flasim. PDK-ja është e qartë dhe konsistente, po presin që të kemi një gjuhë të vrazhdë po refuzojmë një diskurs të tillë”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka theksuar se dallimet mes PDK-së dhe LVV-së janë thelbësore dhe nuk kanë të bëjnë me inate personale.

“Ne e shohim dhe e përjetojmë Kosovën tërësisht ndryshe nga LVV-ja. Besojmë se Kosovës i duhet një qeveri e cila urgjentisht e kthen vendin në binar të drejtë, që riparon raportet e dëmtuara me aleatët, largon sanksionet dhe trajton problemet reale të qytetarëve si çmimi i lartë i energjisë, inflacioni dhe pagat e ulëta”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se më 15 prill, në seancën konstituive të Kuvendit, PDK-ja nuk do të bllokojë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, duke e lënë të hapur rrugën për formimin e institucioneve.

“Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta ketë mundësinë e parë për të krijuar qeverinë. Nëse dështon, atëherë do të vijë radha e PDK-së”, ka theksuar Çitaku./Periskopi/

Të ngjashme
Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin