Çitaku: Haradinaj është kryeministri im, vazhdoj të punoj për ruajtjen e raporteve Kosovë – ShBA

Çitaku: Haradinaj është kryeministri im, vazhdoj të punoj për ruajtjen e raporteve Kosovë – ShBA

Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot hedhi kritika ndaj saj duke thënë se është ‘ambasadore e Thaçit e jo e Kosovës në SHBA’. Në mesazhin e Çitakut, kjo e fundit shkruan se ‘kurrë në jetë s’ka qenë dhe s’do të jetë e shantazhuar’, shkruan Periskopi. […]

Në mesazhin e Çitakut, kjo e fundit shkruan se ‘kurrë në jetë s’ka qenë dhe s’do të jetë e shantazhuar’, shkruan Periskopi.

Më tutje, në mesazhin e saj, ambasadorja Çitaku thotë se ndjehet krenare se gjatë punës së saj, ka arritur të sigurojë mbështetje në SHBA për FSK’në. Thotë se ‘nuk është njeri pa gabime’ por se ‘punën e saj është munduar dhe mundohet ta kryejë me përkushtim’.

Çitaku thotë se ajo nuk është fajtore ‘pse skena politike në Kosovë po kalon në momente jo të mira’. Përmend edhe raportet jo të mira mes Kosovës dhe SHBA’së aktualisht, duke thënë se ‘po mundohet që të punojë qe kjo të mos shkaktojë asnjë dëm strukturor’, shkruan Periskopi.

Më pas, Çitaku thotë se është ambasadore e Kosovës dhe se ‘Haradinaj është kryeministri im’.

 

Lexojeni më poshtë mesazhin e plotë të Çitakut:

Mirëdita nga Washingtoni, Sot në mëngjes u zgjova nën tingujt e qindra mesazheve që pandërprerë zhurmonin në telefonin tim. Thënë të drejtën u shqetësova pak. Kur jeton jashtë vendit dhe larg familjes, mendja gjithmonë të shkon tek më e keqja.

Është tërësisht e pa-precedent që një Ambasadore në detyrë të kacafytet me Kryeministrin e vet. Sigurisht që unë nuk do të bëjë asnjëhere diçka të tillë. Ne duhet të ndërtojmë kulturë të komunikimit institucional. Sigurisht, unë nuk jam e përkryer. Nuk ka fjalë që edhe unë kam të mangësi edhe si njeri e edhe si diplomate. Por asnjëherë, kurrë në jetën time, nuk kam punuar dhe nuk punoj kundër interesave të vendit dhe kombit tim. Tash e 20 vite jam e përfshirë ne jetën publike.

Asnjëhere, kurrë nuk kam bërë asgjë për përfitim personal apo material. Sot pas 20 vitesh, unë kam pasuri një banesë 50 metra katrorë dhe 6000 euro kursime në bankë. Nuk jam dhe nuk do të jem kurrë e shantazhuar. Mendimet e mia i them hapur dhe pa frikë nga askush. Nuk është faji im që në Kosovë nuk ka konsensus politik për tema të rëndësishme. Por kurrë në jetën time nuk kam dhënë këshilla dashakëqija dhe kurrë në jetë nuk kam folur jashtë mandatit tim. Asnjëherë nuk kam dërguar informacione kontradiktore dhe të selektuara. Jam krenare që falë angazhimit tonë të përbashkët, gjatë mandatit tim këtu në SHBA, kemi marrë mbështetjen për transformimin e FSK në ushtri

. Ka qenë një punë e gjatë mbi 2 vjeçare, dhe të gjitha janë të dokumentuara. Poashtu më vije mirë që gjatë kësaj periudhe kemi avancuar raportin me MCC dhe jemi ndër vendet e pakta të cilit jo vetëm që nuk i është ndërprerë, por i është rritur ndihma financiare nga SHBA-të.

Unë kam bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjitçka në fuqinë time që ta ruaj dhe kultivoj raportin mes Kosovës dhe SHBA-ve. Edhe këto ditë teksa po kalojmë momente jo të lehta në raportin tonë, kam punuar dhe do të vazhdojë të punojë për të shmangur çfarëdo dëmi strukturor në relacionet mes nesh. Unë do të doja të jem aq e fuqishme sa po aludojnë disa, dhe të vendosë dhe diktojë politikat amerikane. Ju siguroj, që po të kisha atë fuqi, disa gjëra do të ishin ndryshe.

Sigurisht, diskrecioni që kërkon detyra ime, dhe edukata personale nuk më lejon t’i them të gjitha në këtë platformë. Unë jam Ambasadore e Kosovës. Dhe Ramush Haradinaj është kryeministri im. Të jem Ambasadorja e juaj ne Washington DC është nderi i jetës sime./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?