Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Çitaku: UÇK-ja s’ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por çlirimtare

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar mbështetjen e palëkundur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Në emisionin “Weekend”, Çitaku thotë se ka ndjerë krenari kur ka parë gjithë përkrahjen e dhënë. Mes tjerash, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, thotë se UÇK nuk ka qenë […]

Në emisionin “Weekend”, Çitaku thotë se ka ndjerë krenari kur ka parë gjithë përkrahjen e dhënë.

Mes tjerash, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, thotë se UÇK nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por sipas saj, ndërmarrje e përbashkët çlirimtare.

“UÇK-ja më shumë se ushtri, ka qenë ide, ka qenë vlerë, ka qenë kryengritje, dhe për mua dhe po besoj se për secilin shqiptar, ka qenë jashtëzakonisht poshtëruese përpjekja që është bërë nga Prokuroria për ta përshkruar UÇK-në si një ndërmarrje e përbashkët kriminale. UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët çlirimtare, edhe aty ka pasur mësues, profesorë, mjekë, bujq, historianë, inxhinierë, ka qenë një popull që ka marrë armët për të kërkuar lirinë”.

“Jam gëzu shumë kur e kam parë masivitetin edhe në marshin për drejtësi, edhe më pas në protestën e dytë në Prishtinë edhe në Hagë. UÇK-ja është një vlerë. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli nuk janë si përfaqësues politik, të subjekteve politike, janë si luftëtarë dhe ne duhet t’i trajtojmë si të tillë”, ka thënë Çitaku.

Ndër të tjera, politikania thotë se ushtarët e UÇK-së gëzimin më të madh e kanë pasur nëse kanë pasur një plumb për ta shkrepur.

“Ushtarët dhe ushtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam pasur nderin e madh me i taku gjatë luftës, kur kam punuar me gazetarë të huaj dhe me misionin verifikues të OSBE-së bashkë me ambasadorin William Walker, Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Ramush Haradinajn, e shumë e shumë bartës të tjerë të UÇK-së. Dhe unë, heroizmin, guximin, trimërinë e pashoq të vajzave dhe djemve të asaj kohe, e kam parë me sytë e mi. Ata burra e ato gra, krejt çka kanë pasur, ka qenë një zemër e madhe, një guxim i papërshkrueshëm, dhe gëzimi i tyre më i madh ka qenë nëse kanë pasur një plumb me e shkrepë”, tha ajo për Klanin./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve