Çka duhet të dini: Populistët fitojnë në Serbi mes akuzave për vjedhje votash, shkruan Guardian

Çka duhet të dini: Populistët fitojnë në Serbi mes akuzave për vjedhje votash, shkruan Guardian

Populistët që kanë qeverisur deri tani në Serbi, kanë shënuar sërish fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat u përcollën me një sërë raportesh për parregullësi dhe me tensione gjatë fushatës dhe ditës së votimeve, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi. Kryeministrja në detyrë, Ana Brnabiq, thotë se nga numërimi i gjysmës së votive, […]

Populistët që kanë qeverisur deri tani në Serbi, kanë shënuar sërish fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës, të cilat u përcollën me një sërë raportesh për parregullësi dhe me tensione gjatë fushatës dhe ditës së votimeve, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Kryeministrja në detyrë, Ana Brnabiq, thotë se nga numërimi i gjysmës së votive, Partia Progresive e Serbisë ka marrë 47% të votave dhe pritet që të ketë 130 ulëse në parlamentin me gjithsej 250 deputetë.

Grupi opozitar serb, ‘Serbia Kundër Dhunës’, ka arritur të marrë një përqindje prej 23%, citon Bërnabiqin, The Guardian, përcjell Periskopi.

Koalicioni opozitar serb, është pritur të shënojë një fitore në kryeqytetin serb, në Beograd, por duke ‘rënë në duart e Vuçiqit’, analistët thonë se kjo do ta ‘forcojë edhe më shumë pushtetin populist të Aleksandër Vuçiqit’.

Ndërkohë Vuçiqi ka thënë se ‘partia e tij është duke kryesuar me vota edhe në kryeqytet’ duke shtuar se ‘negociatat për koalicion pas zgjedhjeve, mund ta përcaktojnë se kush do të qeveris me Beogradin’.

“Kjo është një fitore absolute që na bën ekstremisht të lumtur”, tha Vuçiq të dielën mbrëma nga zyret e partisë së tij në Beograd.

Opozita në Serbi, akuzon partinë e Vuçiqit për vjedhje votash.

“Njerëzit që nuk jetojnë në Beograd janë sjellur me autobusë dhe vetura për të votuar sikur të ishin qytetarë që jetonin në Beograd”, thotë lideri opozitar serb Miroslav Aleksiq.

Ai ka thënë se mbi 40.000 dokumente raportohet të jenë identifikuar, që kanë votuar në Beograd, e që nuk janë qytetarë të Beogradit.

“Ne do të zgjedhim të gjitha rrrugët demokratike për të kundërshtuar vjedhjen e votave në Beograd dhe në Serbi, në përgjithësi”, i tha Aleksiq – Guardianit.

“Ajo që ka ndodhur sot, nuk mund të pranohet si një rezultat i zgjedhjeve fer dhe demokratike”, tha ai.

Raportohet se rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi, bëhen të ditura sot (e hënë).

Parregullësi të shumta janë raportuar nga monitoruesit e zgjedhjeve dhe mediat e pavarura.

Një raport që i referohet The Guardian, thotë se se serbët etnik nga Bosnja, janë mbledhur në një sallë sporti në Beograd dhe kanë votuar, pavarësisht se kjo sallë nuk ishte një qendër votimi.

Një raport tjetër, thotë se një ekip monitorues është sulmuar në veriperëndim të Serbisë.

Shqetësimi më i madh, i të gjitha organizatave, monitoruesve dhe mediave të pavarura, mbetet fakti ‘i organizimit të votimeve në qendra ilegale në pjesë të ndryshme të Beogradit’.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, të gjitha këto akuza i ka mohuar, duke i quajtur ‘gënjeshtra që kanë për qëllim të përhapin panik’.

Rezultatet:

Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 ulëse.

Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 ulëse./The Guardian/Periskopi

 

Të ngjashme
U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë