Çka fshehë Qeveria, kallëxon Norvegjia: Dy njoftime totalisht të ndryshme nga takimi Kurti – Støre në Oslo

Çka fshehë Qeveria, kallëxon Norvegjia: Dy njoftime totalisht të ndryshme nga takimi Kurti – Støre në Oslo

Është interesant theksi i dy komunikatave të dy qeverive: Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë nga takimi i kryeministrit Albin Kurti me homologun norvegjez. Qeveria jonë, e vë theksin kryesisht te temat më relaksuese, siç është ekonomia, arsimi, politikat e gjelbërta etj., derisa komunikata e qeverisë norvegjeze nuk është se  ‘zhvillohet’ me tonalitet kaq […]

Kryeministria e Kosovës në faqen e saj zyrtare, ka njoftuar për takimin e Kurtit me homologun e tij norvegjez sot në Oslo, z.Jonas Jonas Gahr Støre.

Komunikata e Qeverisë së Kosovës, flet për tema që janë diskutuar si zhvillimi ekononik, edukimi, mirëqenia sociale etj. Por nuk flet për atë se çka në të vërtetë tha kryeministri norvegjez në takim me Kurtin.

E ajo çka në të vërtetë duket se i interesoi homologut norvegjez të Kurtit, është dialogu me Serbinë – çështje të cilën komunikata e Qeverisë tonë, nuk e përmend thuajse fare.

Qe një pjesë nga komunikata e Qeverisë së Kosovës:

“Kosova e sheh Norvegjinë si shembull se si mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe me prosperitet duke investuar në edukim, mirëqenie sociale dhe tash në ekonomi të gjelbër, u shpreh kryeministri Kurti. Të tre këto janë prioritete edhe të Qeverisë sonë, tha kryeministri dhe duke marrë parasysh edhe indikatorët pozitivë në ekonomi, por edhe ata në demokraci, është koha që të thellojmë bashkëpunimin dhe rrisim lidhjet tona ekonomike, shtoi më tej kryeministri Kurti”, citojmë komunikatën e Qeverisë.

“Në takim, gjithashtu u diskutua për rëndësinë e raporteve të mira fqinjësore ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për invazionin dhe agresionin e paprovokuar ushtarak rus në Ukrainë, të cilin e dënuan ashpër të dy kryeministrat”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

 Por, me çka tingëllon në të vërtetë i ashpër kryeministri norvegjez nga takimi me Kurtin?

Komunikata e Qeverisë norvegjeze, nis me titullin me shkronja mjaft të mëdha:

“S’mund ta marrim stabilitetin e Ballkanit Perëndimor si të mirëqenë (të garantuar)”

Të shkojmë më tutje te komunikata e Qeverisë norvegjeze:

 “Bisedimet mes dy kryeministrave ishin të fokusuara në mbështetjen e Norvegjisë lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë”, citojmë komunikatën e Qeverisë norvegjeze. 

Pra, kryeministri norvegjez, nuk ka folur vetëm për ‘raporte të mira fqinjësore ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, siç na njofton Qeveria jonë, por flet saktësisht për dialogun që duhet të përfundojë dhe me këshillën që në Ballkan ‘të mos ndezet zjarri sërish’.

 “Ne s’mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të mirëqenë (të garantuar). Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga fundi i viteve të 90-ta, mund ta ndezin zjarrin në rajon sërish”, citohet t’i ketë thënë Kurti, homologu norvegjez  z. Store.

“Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet ekzistuese duhet të implementohen dhe të dyja palët duhet të ruhen nga retorika që mund të humbë besimin mes tyre”, vazhdon tutje komunikata e qeverisë norvegjeze.

Pjesa që Qeveria e Kosovës e fshehë totalisht:

“Gjatë këtij takimi, shpreha zhgënjimin tim lidhur me vendimn e Kosovës për të mos lejuar zgjedhjet e Serbisë më 3 prill, siç janë organizuar në të kaluarën”, ka thënë Store./Dafina Demaku/ Periskopi/ 

 

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës