Çka po ndodh në Holandë? Njësitet anti-terrorizëm dhe disa helikopterë në qendër të Utrecht (Foto)

Dhjetëra persona janë lënduar pasi një person ka hapur zjarr në qendër të qytetit holandez, Utrecht. Një person ka qëlluar me armë në njërin nga tramvajët e qytetit. Sulmi ka ndodhur në orën 10:45 ka njoftuar policia holandeze. Mediat lokale holandeze raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet anti-terrorizëm të policisë së Holandës, […]
Dhjetëra persona janë lënduar pasi një person ka hapur zjarr në qendër të qytetit holandez, Utrecht.
Një person ka qëlluar me armë në njërin nga tramvajët e qytetit. Sulmi ka ndodhur në orën 10:45 ka njoftuar policia holandeze.
Mediat lokale holandeze raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet anti-terrorizëm të policisë së Holandës, përcjell Periskopi.
“Incident me armë zjarri…Dhjetëra të lënduar. Kemi nisur menjëherë ndihmën”, ka shkruar policia e Utrecht në Tëitter, për të njoftuar më tutje se disa helikopterë janë në vendin e ngjarjes.
Qyteti Utrecht është jo shumë larg kryeqytetit të Holandës, Amsterdamit.
**
LAJMI I FUNDIT: Sulm në një tramvaj në Holandë, dhjetëra të lënduar
Dhjetëra persona janë lënduar pasi një person ka qëlluar me armë zjarri në një tramvaj në Holand.
Policia thotë se sulmi ka ndodhur në qytetin Utrecht të Holandës derisa nuk jepen detaje të tjera për momentin, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Sheshi i qytetit është rrethuar nga policia dhe shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes./Periskopi/













