Çka thonë nga Janjeva për 13 vjeçaren e përdhunuar: “Çka me bo, ndodhin këto” (VIDEO)

Çka thonë nga Janjeva për 13 vjeçaren e përdhunuar: “Çka me bo, ndodhin këto” (VIDEO)

13 vjeçarja që dyshohet se u dëbua nga familjarët dhe u përdhunua nga një numër personash në Janjevë përbën ndër rastet më tmerruese në Kosovën e pasluftës e për të cilën po raporton Periskopi. Kryetari i fshatit Janjevë, Xhevdet Konxheli, në një intervistë për gazetën Periskopi ka folur për rastin tronditës të së miturës në […]

Kryetari i fshatit Janjevë, Xhevdet Konxheli, në një intervistë për gazetën Periskopi ka folur për rastin tronditës të së miturës në atë rrethinë.

Konxheli thotë se është në dijeni për gjendjen e së miturës dhe qëndrimin e saj larg familjes, por jo edhe për strehimin e saj e tash edhe hetimin e rastit nga Policia.

Hulumtim: 13 vjeçarja nga Janjeva dyshohet se u abuzua seksualisht nga shumë persona – Dyshime edhe për incest

‘’Me thënë të drejtën unë nuk jam qaq i informuar për këtë rast por veç kam dëgjuar që ka ndodhur. As policia, as ata të strehimores nuk na kanë lypë ndonjë sqarim’’, ka thënë Konxheli për Periskopin.

Ai tutje tregon se në fillim  janë munduar që bashkë me Qendrën për Punë Sociale në Lipjan t’i bëjnë zgjidhje asaj familje dhe vajzës në veçanti, por që në fund nuk kanë bërë asgjë konkrete.

‘’Me thënë të drejtën nuk kemi bërë. Familja nuk e ka paraqit si rast. E kemi pa që ka qenë nëpër rrugë, nuk ka shku në shtëpi. Familja nuk e ka trajtu, nuk na ka lajmëru’’.

Pamjet tmerruese të vendit ku flinte 13 vjeçarja e cila dyshohet se ishte viktimë e përdhunimit të shumëfishtë në Janjevë

Konxheli tregon në përgjithësi për situatën e familjes në fjalë, të cilës shpeshherë i kishin dalë në ndihmë edhe banorët aty.

‘’Tash më vjen keq për atë rast. Por cka me bë këto ndodhin kur s’kujdeset kërkush për ta, famija së pari e tani shoqëria. Janjeva është vend multietnik, kemi edhe komunitetin kroat, turk, ashkali por e çojmë mirë dhe s’kemi pasë problem, qeso raste,probleme mes komuniteteve s’kemi pasë’’, shton Konxheli për Periskopin.

Ndiqeni më poshtë intervistën e tij të plotë:

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik