Çmimi për fjalën më horror një vit pas ‘referendumit’ shkon për fjalën: ÇMIM

Çmimi për fjalën më horror një vit pas ‘referendumit’ shkon për fjalën: ÇMIM

Lajme të këqija gjithandej për çmimet:  A mund ta shpallim fjalën ‘çmim’ si fjalën më horror të vitit?

Lajmi i fundit për rritje çmimesh erdhi për prishtinasit që udhëtojnë për në Gjakovë dhe anasjelltas. Gjakovarët që udhëtojnë në Prishtië.

Një kompani autobusësh bëri me dije se bileta që ka kushtuar 4 euro, prej sot do të kushtojë 5 euro.

Mbrëmë gastronomët në një sërë edicionesh të lajmeve kosovare, paralajmëruan se do të rritet edhe çmimi kafesë së preferuar të kosovarëve: makiatos. Thanë se do të shkojë mbi 1 euro.

Ndërkohë, disa prej çmimeve që janë rritur muajve të fundvitit të kaluar e po vazhdojnë të rriten janë: çmimi i bukës, vajit, sheqerit, miellit.

E çmimi që preku gjithë kosovarët, kundër të cilit dolën edhe në protestë, ishte çmimi i rrymës.

Sot janë bërë një vit nga fitorja e referendumit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në ZRrE, PSD opozitare po mban një aksion ku po kërkon vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.

Kjo parti, këmbëngul se ZRrE në bashkëpunim me Qeverinë dhe KEDS-in i ka mashtruar qytetarët.

Shpërndaje në: