Çuditë e futbollit kosovar: Paradite trajner në Superligë, pasdite analist i rregullt në studio

Çuditë e futbollit kosovar: Paradite trajner në Superligë, pasdite analist i rregullt në studio

E vështirë të gjejmë ndonjë shpjegim logjik rreth aktivizimit të trajnerëve kosovarë si analistë, derisa janë duke e ushtruar profesionin me ‘përkushtim’ në Superligë. Problemi në fakt mund të jetë më i thellë se që duket në shikim të parë, shkruan Periskopi. Nga emisionet sportive që përbijnë faktorin ‘konflikt interesi’, te klubet që lejojnë trajnerët […]

Problemi në fakt mund të jetë më i thellë se që duket në shikim të parë, shkruan Periskopi.

Nga emisionet sportive që përbijnë faktorin ‘konflikt interesi’, te klubet që lejojnë trajnerët e tyre të shpërqëndrohen nga puna dhe përkushtimi i madh që kërkohet në elitën e futbollit kosovar, si dhe gatishmëria e vet trajnerëve që t’i marrin dy paga, pasi – fundja – është luftë për ekzistencë, apo jo?

Duket se asgjë nuk është në rregull. Por ej, ndoshta trajnerët e Superligës janë qenie specifike dhe e dalluar nga trajnerët e tjerë evropianë… ndoshta ata mund të performojnë në 100 përqindëshin e tyre në dy fronte, nuk i dihet.

Sidoqoftë, po e llogarisim se ata janë thjesht qenie njerëzore si të gjithë të tjerët në planetin tokë dhe assesi nuk po mund ta kapërdijmë këtë si përcjellës të vazhdueshëm të ndodhive sportive në vend.

A thua ku mund të ketë qenë pika kthyese që bindi një trajner kosovar se duhet të jetë edhe analist i rregullt në studiot televizive.

Për t’u vlerësuar guximi i x trajnerit që sigurisht ka telefonuar presidentin e klubit ku është i punësuar për t’i kërkuar lejen që të jetë analist në studio televizive.

Në anën tjetër, skandaloz gatishmëria e klubit për të pranuar diçka të tillë. Por këto janë vetëm hamendësime, ndoshta trajneri në fjalë nuk e ka pyetur fare klubin, ndoshta ka marrëdhënie ‘pa teklif’ me presidentin, ndoshta janë edhe miq të ngushtë, pinë kafe rregullisht dhe trajneri ka lirinë për të marrë vendime krye në vete ashtu si i bie më mirë… kush e di!

Mos të flasim për drejtuesit e emisioneve sportive, kryeredaktorët, apo kushdo që merr vendim dhe konsideron se është e udhës të ftohet një trajner aktiv në Superligë për të dhënë analiza të paanshme.

Ndoshta ata kanë shumë obligime apo janë të mbingarkuar dhe nuk kanë kohë të mendojnë me logjikë të shëndoshë për ta kuptuar se punësimi i një trajneri aktiv për të dhënë analiza kredibile është absolutisht një prej gjërave të vetme që nuk duhet t’i bëni nëse drejtoni një emision…

Është sikur ‘dude, you had one job…’

Nuk i shihet fundi zinxhirit të vendimeve të tmerrshme nga të gjitha anët. /Periskopi.com/

Të ngjashme
E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

Pas Muriqit, ikën edhe trajneri, nënshkruan me skuadrën gjermane

Pas Muriqit, ikën edhe trajneri, nënshkruan me skuadrën gjermane

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Formacionet zyrtare: Argjentina – Austria

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Nga bari delesh te heroi i Iranit në Kupën e Botës: Historia e jashtëzakonshme e Alireza Beiranvand

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Interesim rekord për Botërorin 2026, shifrat e FIFA's flasin qartë

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Portieri Beiranvand "hero" i Iranit, mbyllet baras ndeshja ndaj Belgjikës

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?

Pse futbolli quhet “soccer” në SHBA dhe Kanada?