D4D: Fushata që ishte organizuar kundër Dafina Demakut, rast i përsosur i shpifjeve dhe linçimit kundër një gruaje me profesion publik

D4D, NDI dhe Pikasa kanë publikuar raportin “Mediat jo-sociale 2023 – Hulumtimi dhe ekspozimi i dezinformimit gjinor në Kosovë’. Në kapitullin e raportit me titull “Mizogjinia”, janë përmbledhur disa raste të sulmeve ndaj gazetareve të Kosovës, mes tyre, edhe fushata që ishte organizuar në rrjete sociale kundër kryeredaktores së Periskopit, Dafina Demaku, duke e etiketuar […]
Në kapitullin e raportit me titull “Mizogjinia”, janë përmbledhur disa raste të sulmeve ndaj gazetareve të Kosovës, mes tyre, edhe fushata që ishte organizuar në rrjete sociale kundër kryeredaktores së Periskopit, Dafina Demaku, duke e etiketuar si ‘agjente e BIA-s serbe në Kosovë’.
“Artikujt e përzgjedhur më poshtë nëpërmjet metodologjisë së përdorur në këtë raport, synojnë të tregojnë dhe të rrisin vetëdijesimin për format e mizogjinisë që përdoren në hapësirën online. Edhe pse jo të gjitha komentet mund të përkufizohen si mizogjene nga natyra, ato prapëseprapë klasifikohen si paragjykime kundër grave në politikë, të rrënjosura thellë në stereotipet gjinore dhe dëshirën për nënshtrim të grave”, thuhet në raportit e D4D, përcjell Periskopi.
“Nga ana tjetër, gazetarja Dafina Demaku u etiketua si “agjente e BIA-s serbe” duke iniciuar një fushatë shpifjesh për ta linçuar publikisht si agjente e dyshuar serbe. Ndërsa poshtërimi publik i një gruaje gazetare ngre supozimin se është paaftësia e grave/gjinisë për të bërë pyetje të duhura. Ky artikull mori gjithsej 3,878 ndërveprime në rrjete sociale, ku 26.7% e komenteve përmbanin gjuhë të urrejtjes. Në mënyrë të ngjashme, fushata në rrjetin social TikTok kundër gazetares Dafina Demaku, duke e etiketuar atë si agjente të BIA-s serbe dhe duke e përshkruar në disa video si “gazetare pro-serbe” dhe “agjente e dyshuar e BIA-s serbe”, shërben si shembull klasik i dezinformimit gjinor, pasi jo vetëm shpërndan informata të rreme, por gjithashtu targeton në mënyrë specifike individët bazuar në gjininë e tyre. Një rast i përsosur i një fushate të shpifjeve dhe linçimit të një gruaje në një profesion publik si gazetaria. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kritikoi fushatën kundër gazetares dhe u kërkoi zyrtarëve të sigurisë të shqyrtojnë se kush qëndron pas profilit në rrjetin social TikTok që mbante emrin Qeveria Kurti 2”, thuhet në raport.
Në këtë raport, po ashtu është përmbendur edhe fushata ndaj Zana Avdiut, gazetares Besarta Hoti, etj.
“Ofendimi online i grave të përfaqësuara në këtë raport bëhet përmes shumicës së artikujve ndërveprues. Në rastin e parë, kritikat publike ndaj Granit Xhakës (futbollist kosovar në Zvicër) për gjestin e tij krijuan një furtunë të urrejtjes online kundër gazetares Zana Avdiu. Të 306 artikujt për këtë rasti kanë marrë 16,443 pëlqime, 14,113 komente dhe 1514 shpërndarje, ndërsa sipas avokatit të Avdiut, ajo pas deklaratës së saj ka marrë 11,000 kërcënime.
Ofendimi online i grave të përfaqësuara në këtë raport bëhet përmes shumicës së artikujve ndërveprues. Në rastin e parë, kritikat publike ndaj Granit Xhakës (futbollist kosovar në Zvicër) për gjestin e tij krijuan një furtunë të urrejtjes online kundër gazetares Zana Avdiu. Të 306 artikujt për këtë rasti kanë marrë 16,443 pëlqime, 14,113 komente dhe 1514 shpërndarje, ndërsa sipas avokatit të Avdiut, ajo pas deklaratës së saj ka marrë 11,000 kërcënime. Mediat Jo-Sociale | 17 Besarta Hoti – gazetare, është quajtur “budallaqe” në një konferencë për media kur ka bërë një pyetje jo të dëshirueshme lidhur me punësimet familjare. Nga ana tjetër, gazetarja Dafina Demaku u etiketua si “agjente e BIA-s serbe” duke iniciuar një fushatë shpifjesh për ta linçuar publikisht si agjente e dyshuar serbe. Ndërsa poshtërimi publik i një gruaje gazetare ngre supozimin se është paaftësia e grave/gjinisë për të bërë pyetje të duhura. Ky artikull mori gjithsej 3,878 ndërveprime në rrjete sociale, ku 26.7% e komenteve përmbanin gjuhë të urrejtjes. Në mënyrë të ngjashme, fushata në rrjetin social TikTok kundër gazetares Dafina Demaku, duke e etiketuar atë si agjente të BIA-s serbe dhe duke e përshkruar në disa video si “gazetare pro-serbe” dhe “agjente e dyshuar e BIA-s serbe”, shërben si shembull klasik i dezinformimit gjinor, pasi jo vetëm shpërndan informata të rreme, por gjithashtu targeton në mënyrë specifike individët bazuar në gjininë e tyre. Një rast i përsosur i një fushate të shpifjeve dhe linçimit të një gruaje në një profesion publik si gazetaria. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e kritikoi fushatën kundër gazetares dhe u kërkoi zyrtarëve të sigurisë të shqyrtojnë se kush qëndron pas profilit në rrjetin social TikTok që mbante emrin Qeveria Kurti 2”, thuhet në raport.












