Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit

Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar aplikuesit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, tha se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora. Daka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të […]

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, tha se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora.

Daka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të thirren në telefon të gjithë ata që aplikojnë për të votuar, nuk përbën shkelje dhe është verifikim që e kanë bërë në vazhdimësi.

“KQZ-ja duke marr parasysh që vota nga diaspora është lehtë e cenueshme dhe shumë lehtë e manipulueshme ka marr një vendim me të cilin do të bëjë verifikimin e të gjitha votave të cilat vinë nga diaspora, respektivisht do të bëhet verifikimi i identiteti të aplikuesve dhe do të vlerësojmë se a janë ata aplikues për regjistrim si votues jashtë Kosovës me të vërtet votuesit të cilët kanë të drejtë ligjore që të votojnë apo është duke votuar dikush në emër të tyre”.

Verifikimi në këtë formë tha ajo se po bëhet për të eleminuar çdo manipulim të mundshëm. Daka ka përmendur se në vitin 2017 në Istog është konstatuar pas verifikimit se një numër i madh i votuesve që kanë hedhur votën nuk kanë qenë fare votues.

Kryetarja e KQZ-së më tej ka shtuar se këtë punë e kanë praktikuar edhe në zgjedhjet e vitit 2019, si dhe në ato për kryetar të Podujevës vitin e kaluar.

“Edhe mbi bazën e këtyre ne kemi vendosur që ta bëjmë verifikimin sepse na ka ndodhur që në vitin 2017 në Istog ka ndodhur që kemi pasur një manipul të votave dhe PZAP-ja pasi që ka bërë verifikimin e shumë votuesve ka gjet se ata votues praktikisht nuk kanë qenë fare votues dhe nuk kanë ekzistuar dhe në këtë mënyrë është bërë keqpërdorim i të drejtës qytetare të cilët kanë të drejtë të votojnë, dhe pra kjo ka qenë një prej arsyeve kryesore dhe natyrisht duke u bazuar edhe në këtë vendim po edhe në praktikën ku ka raste se me një e-mail për regjistrim vinë ndoshta 100 emra të ndryshëm dhe natyrisht që ajo menjëherë është çështje për tu dyshuar  dhe ne atëherë e verifikojmë votën”.

“Kemi përdorur edhe në zgjedhjet e 2019 edhe në zgjedhjet e 2017, ne e kemi bërë verifikimin, por erdhe në zgjedhjet në Podujevë ne kemi bërë thirrje telefonike dhe kjo pran nuk është hera e parë që po përdoret”.

Verifikim do t`i bëhet edhe votave që vijnë nga Serbia, ka pohuar Daka, duke shtuar se këtë e kanë obligim ligjor, transmeton Klan Kosova.

 

Të ngjashme
Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm

Rritet konsumi i ujit, KRU “Prishtina” bën apel për përdorim të përgjegjshëm