Dalin fotot dhe video: Liturgjia fetare e serbëve në kishën e kontestuar në oborr të UP-së

Dalin fotot dhe video: Liturgjia fetare e serbëve në kishën e kontestuar në oborr të UP-së

Sot është mbajtur një liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar” e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.

Me anë të rrjeteve sociale, vetë organizatorët kanë njoftuar në lidhje me mbajtjen e këtij organizimi, duke thënë se ‘kjo ndodhi për herë të parë që nga viti 1998’.

“Liturgjia e Shenjtë e Hierarkut u shërbye nga Peshkopi Theodosius me klerikët dhe besimtarët në kishën e papërfunduar, me rastin e festës së Ngjitjes së Zotit”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në: