Dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin Ibër Lepenc

Dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin Ibër Lepenc

Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok, janë sjellur të mërkuren në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie, ku pas pak pritet të filloj seanca fillestare ndaj tyre. Sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut. Më 9 dhjetor […]

Sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Më 9 dhjetor të këtij viti, pak më shumë se 1 vit nga sulmi, Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit, raporton eo.

Vëllezërit Viqentijeviq akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit Viqentijeviq kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste”.

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër Igor Dimoviq.

Ndërsa, i pandehuri Jovan Viqentijeviq akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

FIFA vendos: Ky është goli më i bukur i Kupës së Botës 2026

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

‘Nuk është vetëm një njeri’, Deda ngre dyshime për ‘Lule Gjeli’

‘Nuk është vetëm një njeri’, Deda ngre dyshime për ‘Lule Gjeli’

Negociatat SHBA-Iran, Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë

Negociatat SHBA-Iran, Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish sot para gjykatës

Vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, të akuzuarit dalin sërish sot para gjykatës

Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

Çka pritet të ndodhë në takimet e Trumpit me Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë?

“Lule Gjeli”, profili pro-VV që shan e sulmon opozitën, shfaqet në video të reja në Prishtinë

“Lule Gjeli”, profili pro-VV që shan e sulmon opozitën, shfaqet në video të reja në Prishtinë

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

Deliu-Kodra: Nuk ka asnjë përfaqësues të LVV-së i cili është atakuar ndonjëherë nga profilet e “Lulegjelave”

“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

“Familja pagoi 2,800 euro për t’i sjellë trupat në Kosovë”, Koci ngre disa pyetje për aksidentin tragjik në Shkup

KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

KALLXO e shiti pseudonimin "Lule Gjeli" si identitet, Gashi arsyetohet se "i rrezikohej vendi i punës"

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund ta tërheqë zvarrë rajonin

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet

Robert Bakaj i kërkon duel Joshuas, boksieri shqiptar njihet për nokautet