“Darka e Lamës” i ik Pecit nga dora – Osmani i mori dje frenat e organizimit në heshtje

“Darka e Lamës” i ik Pecit nga dora – Osmani i mori dje frenat e organizimit në heshtje

Ndryshe prej vitit të kaluar që nikoqir ishte Faton Peci, këtë herë Presidentja Vjosa Osmani e ka organizuar Darkën e Lamës, traditë e trashëguar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, raporton Periskopi. Larg syve mediave, ky organizim u mbajt të hënën në mbrëmje në një nga restorantet në Bërnicë. Pavarësisht insistimit të Periskopit për ta konfirmuar […]

Larg syve mediave, ky organizim u mbajt të hënën në mbrëmje në një nga restorantet në Bërnicë.

Pavarësisht insistimit të Periskopit për ta konfirmuar një gjë të tillë nga Presidenca, por nga këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Megjithatë, fotografi e video nga përgatitjet për këtë organizim ka publikuar restoranti ku edhe u mbajt kjo darkë.

Gjatë fjalimit që Vjosa Osmani mbajti mbrëmë tha se çdo prodhim i vendit është hap e pavarësisë ekonomike.

“Çdo rendiment, cdo fermë, cdo prodhim bio, që mbërrin në tregun tonë, është një hap drejt pavarësisë sonë ekonomike. Sot produktet bio nuk janë vetëm krenari e shtetit tonë, por një standard që po fiton, gjithnjë e më shumë hapësirë, e gjithnjë e më shumë respekt në tregjet e tjera nëpër botë…”, tha ndër të tjera Osmani mbrëmë në Darkën e Lamës.

Ndryshe, Darka që njihet si e “sofrës”, këtë herë Osmani ndyrshoi, duke darkuar në tavolinë.

Darka e Lamës është festë tradicionale shqiptare dhe ndryshe njihet edhe si “Darka e bereqetit”. Zakonisht, mbahet në fund të muajit tetor kur vjelën punët verore.

Kjo festë e moçme tradicionale u rikthye në skenë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2002.

Njihet si e lamës, sepse “lama” ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë shirë të korrat, kryesisht të misrit. Ndërsa në fushë ka marrë emrin “darka e fushës”, pasi janë vjelë të mirat e saj.

Zakonisht përveç politikanëve vendorë, në organizimin tradicional fotohen edhe zyrtarë të ambasadave, KFOR-it e intelektualë të tjerë.

Darka e lamës organizohet nën patronatin e Presidentit të shtetit dhe mbledhë figurat më eminente të politikës./Periskopi/

Faton Peci dorëshlirë me paratë e shtetit, mbi 7 mijë e 500 euro i shpenzoi për ‘Darkën e Lamës’

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve