Darka me oktapoda: Zbulohet sa i kushtuan popullit veç porositë e Albinit natën e 31 majit

Darka me oktapoda: Zbulohet sa i kushtuan popullit veç porositë e Albinit natën e 31 majit

Disa ditë para se kryeministri Kurti të udhëtonte në ishullin luksoz Symi në Greqi, kishte qenë i pranishëm në një darkë tjetër luksi të njohur tashmë si darka me oktapoda. Në këtë darkë ku ishte ngrënë edhe një oktapod [tetë tentakula] kishin qenë të ftuar tetë persona, siç ka njoftuar Qeveria e Republikës së Kosovës, […]

Në këtë darkë ku ishte ngrënë edhe një oktapod [tetë tentakula] kishin qenë të ftuar tetë persona, siç ka njoftuar Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe porositë ishin bërë në tetëshe.

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të pranishëm kishin qenë edhe dy vartës të tij: Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

Përveç këtyre dyve, e pranishme kishte qenë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Katërshja kosovare kishte pritur një katërshe të huaj, të prirë nga Matthew Palmer. Veç tij, në tryezën e luksit kishte qenë Miroslav Lajçak, ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett dhe Tomas Szunyog.

Kjo tetëshe mund të ndahet edhe në vija të përfaqësimit në katër pjesë nga dy: Zv.ndihmës sekretari amerikan Palmer kishte qenë i shoqëruar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Emisari i BE-së Lajçak kishte qenë i shoqëruar me shefin e zyres së BE-së Tomas Szunyog. Presidentja Osmani e shoqëruar me ministren Schwarz [duke qenë se i takojnë një partie] dhe Albin Kurti i shoqëruar me Besnik Bislimin.

Nga porosia del se të gjithë e kanë marrë nga një pjatë supë ditore fillimisht. Kjo pjatë ka kushtuar 3 euro për person, dhe gjithë tetëshes i ka kushtuar 24 euro. Më pas, për shkak se ishin tetë persona janë marrë edhe tetë shishe ujë nga një litër. Dhe kjo shishe ujë një-litërshe po ashtu kushtoi nga tri euro edhe pse nëpër markete nuk kushton më shumë se 40 cent.

Më pas, tetëshja kishte porositur tetë anti-pasta speciale që kushtonin nga 6 euro, e që u paguan në fund nga populli 40 euro.

Janë porositur po tetë sallata, dhe të gjitha ishin sallata me rukollë. Pas ngrënies së pjatës kryesore ishin porositur po tetë “mix ëmbëlsira” që kushtonin nga tri euro. Sa i përket shisheve të verës, ishin porositur katër copë nga StoneCastle me çmim 24 euro njëra. Pastaj ishte italianja Proseco që kushtonte 16 euro.

Porosia më e shtrenjtë megjithatë nuk ishte oktopodi. Bifteku viçit kishte kushtuar plot 17 euro pjata, dhe këtë porosi e kishin marrë tre persona nga tetëshja në fjalë. Dy persona tjerë kishin marrë levrekun që kushtonte pak më lirë, 11 euro. Ishte porositur edhe peshku Orada që kushtonte 11 euro. I famshmi Oktapod që kushtonte 11 euro. Dhe i famshmi Salmon që kushtonte 12 orë. Kjo kompleton tetë presonat që ishin në tryezë.

Shfajësimi i Qeverisë së Kosovës se të pranishëm ishin tetë persona nuk kalon. Asnjë nga porositë në fjalë në pjatën kryesore nuk kishte qenë me çmim një-shifror.

Edhe nëse kryeministri Kurti ka porositur si pjatë kryesore porosinë më të lirë, ta zëmë Oktapodin me 11 euro, ai ka marrë edhe një antipastë [6 euro], një shishe verë vendore [24 euro], një supë ditore [3 euro] një shishe ujë [3 euro] dhe një ëmbëlsirë [3 euro]. Më e pakta që darkimi i 31 majit i ka kushtuar Kurtit është: 50 euro. Siç mund ta shihni nga porosia, dallimi mes porositësve ka qenë në fakt gati i pavërejtshëm dhe ka ekzistuar një farë barazie në porositje.

Kujtojmë që vlera totale e faturës ishte 375 euro./Periskopi

Të ngjashme
Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Trump i thotë Izraelit të mos e godasë Libanin: Jemi afër marrëveshjes me Iranin

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Policia e raporton si vetaksident rastin në autostradë, konfirmohet vdekja e gruas – burri po trajtohet në QKUK

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Vazhdon numërimi i votave me postë – KQZ: Vlerësimi i pakove të ardhura me fletëvotime përmbyllet sot

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati

Numërohen mbi 35% e votave me postë, ky është rezultati