Data e zgjedhjeve lokale: LDK e AAK e takojnë sot presidenten

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të shkojnë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani për diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale. Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi i ka thënë Periskopit se takimi do të fillojë në ora 16:15. “Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka […]

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi i ka thënë Periskopit se takimi do të fillojë në ora 16:15.

“Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, edhe zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka për Periskopin ka konfirmuar se edhe partia e tij do të takohet me presidenten.

Blaka ka thënë se në takim do të shkojë, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Besnik Tahiri ndërsa takimi do të fillojë në ora 17:00.

“Ora 17:00 Sekretari i Përgjithshëm Besnik Tahiri do të takohet me Presidenten për temën e caktimit të datës për zgjedhjet lokale”, ka thënë ai.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë u mbajtën më 22 tetor të vitit 2017, ndërsa pritet që edhe zgjedhjet lokale të këtij viti të mbahen në po këtë muaj.

Nuk ka ndonjë datë të saktë se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale, por deri me tani dihet se disa parti politike kanë caktuar kandidatët e tyre për kryetar në disa komuna të vendit./Periskopi/

Të ngjashme
Çfarë dihet deri tani? Viktima në fluturimin Zvicër–Kosovë dyshohet të jetë 34-vjeçar

LVV distancohet nga Xhevrie Ademi që e ofendoi Rifat Jasharin: Nuk përfaqëson qëndrimet tona

Mosrishikimi i buxhetit: Katër ministri pa para deri në Kuvendin e ri

Vdes një person në aeroplan, i cili po fluturonte nga Zvicra në Kosovë

Nga 83 centë në 3.5 euro, ndryshon pagesa për anëtarësi në Odën e Infermierëve

10 raste të reja me HIV në muajt e fundit, 2 viktima e 2 në spital, rritet testimi vullnetar

Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së të riut nga Prizreni nga familjari i tij

Numërohen mbi 40% e votave me postë – rezultati sipas të dhënave të fundit të KQZ-së

Masakra e Reçakut, muajin e ardhshëm fillon gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve

“Çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta deri në shtator”

Forcat britanike kapin një cisternë nafte të “flotës hije” ruse në Kanalin e La Manshit

Trump thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Iranin do të ndodhë “pas disa orësh”

Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë