Deadline i Lumir Abdixhikut për degët – Deri të enjten listat për deputetë – Pritet rikthimi i Agim Veliut?

Deadline i Lumir Abdixhikut për degët – Deri të enjten listat për deputetë – Pritet rikthimi i Agim Veliut?

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku u bë e ditur se kryetarin i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Periskopi. Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se degët e partisë, duhet të mbajnë sa më parë mbledhjet e kryesisë […]

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku u bë e ditur se kryetarin i kësaj partie, Lumir Abdixhiku do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan Periskopi.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se degët e partisë, duhet të mbajnë sa më parë mbledhjet e kryesisë dhe kanë afat deri ditën e enjte t’i dorëzojnë në seli qendrore listat me emrat e kandidatëve për deputet.

Sipas të të njëjtit burim, në Podujevë pritet të ketë befasi në listën për deputet, ku në mesin e pesë kandidatëve, pritet të jetë edhe Agim Veliu.

Veliu, ditë më parë përmes një statusi në Facebook, kërkoi publikisht që të përfshihet në listën e LDK-së për deputet.

Dua ta theksoj qartë se përfshirja në listë nuk është favor dhe as privilegj personal. Për mua dhe për secilin që ka dhënë kontribut të gjatë në LDK, është vetëm përgjegjësi dhe vazhdimësi e punës së bërë me përkushtim, është respekt ndaj historisë sonë dhe ndaj qytetarëve që na kanë besuar për shumë vite….

Prandaj, është e domosdoshme që dera të mos u hapet atyre që nuk kanë qenë pjesë e LDK-së, nëse kjo do të ishte arsyeja të lihen jashtë ata që e kanë themeluar, e kanë mbrojtur dhe e kanë mbajtur gjallë partinë për më shumë se 30 vite”, kishte shkruar ai.

Ndryshe, dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.

“Deri më 7 dhjetor 2025 subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./Periskopi/

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme