Deklarata e analistes së It’s My Love pasi dhunohet konkurrentja, është thjesht neveritëse dhe alarmuese

Deklarata e analistes së It’s My Love pasi dhunohet konkurrentja, është thjesht neveritëse dhe alarmuese

Mbrëmë ishim dëshmitarë të një nateje ankthi e frustrimi gjeneral për atë se sa pak po bëjmë si shoqëri për t’i dalë në ndihmë njëri-tjetrit në rast nevoje, pas publikimit të episodit më të ri të emisionit It’s My Love. Ky emision në parim pretendohet se ka për qëllim të bashkojë njerëz dhe çifte, por […]

Ky emision në parim pretendohet se ka për qëllim të bashkojë njerëz dhe çifte, por në fakt krejt çka bën është të promovojë banalitet, ekspozim të personave të mitur, ekspozim të personave që potencialisht mund të kenë nevojë për trajtime profesionale shëndetësore si dhe së fundmi për ta kulmuar turpin, promovoi dhunën, shkruan Periskopi.

Në episodin e fundit, njëra prej konkurrenteve sulmon fizikisht, derisa godet shuplakë tjetrën pasi kjo i drejtohet me ‘mshele’.

Zonjusha në fjalë qartazi ka probleme me menaxhim të frustrimit, gjë për të cilën natyrisht se duhet të konsultohet me ndonjë ekspert, por jo para se të trajtohet si rast fillimisht nga policia e Kosovës.

Sidoqoftë, ajo që është edhe më shqetësues dhe që definitivisht është alarmues për mirëqenien e konkurrentëve aty është reagimi i drejtuesit të emisionit, Valon Maloku dhe analistes Antigona Kotorri.

Zotëri Maloku, ndër të tjerash, vazhdimisht mban anën e agresores duke e nxjerr madje fajtore viktimën pasi i ka thënë agresores fillimisht ‘mshele’ dhe se kjo nuk ka të drejtë t’ia ndalë lirinë e shprehjes të cilën ‘e ka të garantuar me kushtetutë.’

Oh Zot i madh… na jep durimin. Sinqerisht, për një njeri normal dhe me logjikë të shëndoshë është e pamundur ta shikojë komplet episodin pa pësuar trauma psikologjike e emocionale.

Viktima fillimisht dhunohet fizikisht, pastaj i bëhet presion konstant psikologjik nga të pranishmit.

Vetëm hidhni një sy deklaratës së analistes me emrin Antigona Kotorri në lidhje me rastin e dhunës, më poshtë:

”Raportet pa konflikte janë raporte pa emocione. Kur ne kemi emocione, atëherë ato edhe eskalojnë.

”Duhen dhe zhgënjehen, për atë mas zhgënjimit vjen edhe dhuna.

”Une e kuptoj Inën (agresoren) për reagimin e saj. Nuk e përkrahi por e kuptoj, sepse Ina sa e di unë për Albanën ka bë shumë, vetë e ka pru këtu, e ka njoftu me mu. E ka end me makinë, u kujdes çka ka me bo e gjëra të tjera.

”Ina nuk arsyetohet që i ka ra (e ka goditë në gjuhën e zonjës), qyshdo që të jetë janë emocionet që kulmojnë në momente të caktume. Por njerëzit kanë pritshmëri, gjithmonë këto reagime vijnë prej pritshmërisë së tepërt.”

Thjesht neveritëse… zonja në fjalë qartazi bën tentativa dëshpëruese, për arsye krejtësisht të panjohura, ta minimizojë momentin e dhunës duke u munduar ta futë agresoren nën një perde mbrojtëse ‘të eskalimit të emocioneve’ siç e quan ajo.

Janë momente tejet shqetësuese të shikohen, derisa viktima përballet me presion konstant psikologjik, fyerje e nënçmime të vazhdueshme.

Madje, njëri prej konkurrentëve meshkuj e quan person me ‘probleme psikologjike’ viktimën. Ai vërtetë merr fjalën dhe ekspozon të dëmtuarën edhe më shumë, duke tentuar qartazi ta shndërrojë në subjekt paragjykues në audiencë si person me ‘të meta mentale’.

Thjesht është përtej çdo kufiri të mundshëm dhe totalisht e dalë nga kontrolli situata.

Dhunim i viktimës dhe pastaj ushtrim i presionit psikologjik mbi të.

Vështirë se Policia e Kosovës ndonjëherë ka pasur prova më evidente se kaq. Video më të gjatë se një orë të publikuar në një platformë si YouTube dhe aty që ta sheh e gjithë bota, dhunimin dhe aplikimin e stresit të jashtëzakonshëm mbi një bijë e motër, e mbi të gjitha një qytetare të Republikës së Kosovës.

Ju paralajmërojmë, pamjet e mëposhtme janë jashtëzakonisht shqetësuese të shikohen dhe potencialisht mund të shkaktojnë komplikime te personat me probleme me zemër dhe ata që kanë fragjilitet emocional. /Periskopi.com/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?