Deklaratat e kryeministrit Kurti për luftë, reagon Abdixhiku: Paniku ndërkombëtar rreth Kosovës është interes i Vuçiqit dhe Serbisë

Deklaratat e kryeministrit Kurti për luftë, reagon Abdixhiku: Paniku ndërkombëtar rreth Kosovës është interes i Vuçiqit dhe Serbisë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij se në Kosovë mund të ketë luftë, dhënë për një media italiane. Abdixhiku thotë se këso dekalrata japin mesazh të gabuar për vendin tonë. Ai në statusin e tij në Facebook ka thënë se Kurti është dashur të flas […]

Ai në statusin e tij në Facebook ka thënë se Kurti është dashur të flas për investime, integrime e jo për luftë të mundshme, duke shtuar se kjo bie në desh me imazhin e ndërtuar nga festivalet ndërkombëtare që po mbahen në Kosovë këtë verë.

“Kurti flet për luftë. Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.”, shkruan ai në Facebook.

Abdixhiku shton se Kurti e dëshiron krizën dhe po ashtu ka dëshirë të jetë protagonist.

“Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshtarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?! Pyesni sot kompanitë kosovare se çfarë mesazhe marrin nga bashkëpunimet e tyre nëpër botë. Cili i marrë investon në një shtet kryeministri i të cilit paralajmëron luftë? Njëmijë Dua Lipa s’bëjnë punë më”, shtoi ai.

Tutje Abdixhiku thotë se paniku ndërkombëtar për luftë në Kosovë është interes i Vuçiqit dhe Serbisë, e jo i Kosovës të cilës i duhet stabiliteti.

“Kosovës i duhet stabilitet dhe zhvillim. Shteti ynë përveç sigurisë vetanake ka dhe aleancën më të madhe ushtarke, atë të NATO-s, që garanton sigurinë tonë territoriale ndaj çdo agresioni të mundshëm. Kjo është e vërteta jonë; dhe këtë të vërretë duhet ta ushqejmë çdo ditë – duke forcuar veten në siguri e duke përforcuar aleancën me NATO-n si synim historik. Paniku ndërkombëtar rreth Kosovës së luftës e krizës e destabilitetit është interes veç i Vuçiqit e i Serbisë”, përfundoi ai.

Të ngjashme
Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake