“Dekodim i Krimit të Organizuar Shqiptar” – Çka shkruante në librin e saj, kolegia e Dimal Bashës që shanin UÇK-në bashkë?

“Dekodim i Krimit të Organizuar Shqiptar” – Çka shkruante në librin e saj, kolegia e Dimal Bashës që shanin UÇK-në bashkë?

Dimal Basha iu pati drejtuar famshëm Ramush Haradinajt në foltore të Kuvendit me fjalë tallëse: “Ramush, ndryshe nga ti unë njëherë i kam kry shkollat dhe pastaj kam hy në politikë”. Por, ja çfarë shkolla – dhe me kënd ka kryer shkollë – Dimal Basha: me një ‘studiuese’ rrënjësisht antishqiptare në bibliografinë e vet: Jana […]

Por, ja çfarë shkolla – dhe me kënd ka kryer shkollë – Dimal Basha: me një ‘studiuese’ rrënjësisht antishqiptare në bibliografinë e vet: Jana Arsovska; tash asistente në fakultetin ku ka diplomuar Basha dhe me të cilën ka shkruar në bashkëautorësi një artikull famëkeq ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si organizatë kriminale e financuar nga trafikantë të drogës dhe të njerëzve.

Artikulli ‘shkencor’ i Dimal Bashës trazoi opinionin e gjerë me fjalët që u zbuluan të jenë thënë për UÇK-në si organizatë në themel “e krimit dhe trafikantëve të drogës”.

Por, ‘mentorja’ e Dimal Bashës, bashkëautorja e tij, Jana Arsovska – del të jetë një rezervuare e madhe shkrimesh të demonizimit të UÇK-së, luftës së saj, dhe veprimtarisë çlirimtare. Gazeta Nacionale i është drejtuar zotit Dimal Basha, tash Kryetar Kuvendi, për të marrë anën e vet të tregimit, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Nacionale ka lexuar librin e Jana Arsovskës, koleges së besuar akademike të Dimal Bashës, ku përmbahet një mal denoncimesh dhe referencash të errëta ndaj UÇK-së:

Libri mban titullin: “Dekodim i Krimit të Organizuar Shqiptar”.

Arsovska shkruan se shqiptarët duke mbështetur UÇK-në i kontribuan “zhvillimit të një lidhje kriminale politike” dhe vazhdon të thotë se UÇK u financua “nga operacione të drogës në Kosovë dhe shqiptarëve në Perëndim”.

Arsovska shkruan për Hashim Thaçin dhe Xhavit Halitin, si drejtues të UÇK-së dhe politikanë të pasluftës, ishin “thellësisht të implikuar në tregtimin e drogës”.

Ajo vazhdon të citojë një person me emrin Besmir, duke pretenduar se ka lënë “plumba” në dyert e atyre që s’kanë dhënë para për UÇK-në. “Shuma të mëdha parash erdhën nga klube nate, diskoteka dhe operacione truprojesh, dhe eksploatimi ra në duar të famëkeqin Besmir dhe familjes së tij”.

Mëpastaj ajo thuajse biblikisht citon senatorin zviceran Dick Marty-in për “trafikim organesh”.

“UÇK u krijua në paralel me LDK-në në 1993. UÇK mblodhi bashkë grupe të shumta militantësh dhe individë që synuan çlirimit përmes luftës së armatosur. Rangjet u saj u mbushën me personazhe të llojllojshme, prej grupe të organizuara kriminale, dhe ndjekës marksist-leninist”, shkruan ajo.

“Mbështetja financiare e UÇK-së…nga bandidtë patriotikë përgjatë Evropës dhe ShBA-së…Trafikantë të drogës gjithashtu dërguan njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së”, shkruan ajo dhe përfundon se trafikantë të drogës “mbështetën UÇK-në ose përmes parave ose përmes blerjes së armëve”.

OVL e UÇK-së: E pafalshme që Kuvendin ta drejtojë fyesi i UÇK-së

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?