Dënime deri në 5 vjet burgim për ata që prekin vullnetin qytetar

Dënime deri në 5 vjet burgim për ata që prekin vullnetin qytetar

Prej 1 deri në 5 vjet burgim parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës për ata që zbulohen se kanë futur duart në rezultatet e zgjedhjeve. Dënimet me burgim parashihen në dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti. Teksa me rinumërimin e pjesshëm të votave për kandidatë brenda subjekteve politike janë shtuar mospërputhjet […]

Teksa me rinumërimin e pjesshëm të votave për kandidatë brenda subjekteve politike janë shtuar mospërputhjet e rezultateve e me këto edhe thirrjet për rinumërim të plotë në nivel vendi, është Kodi Penal i Republikës së Kosovës që parasheh dënime deri në pesë vjet burgim për ata që deformojnë vullnetin qytetar.

Janë dy pika të nenit 216 të këtij dokumenti, që parashohin burgime për futjen e duarve në vota.  Në pikën 1 parashihet burgim nga 1 deri në 3 vjet.

“Kushdo që shton, heq apo fshin votat apo nënshkrimet, regjistron në mënyrë të pasaktë votën apo rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, ose publikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve apo të votimit që nuk i përgjigjen votimit të vërtetë, ose në ndonjë mënyrë tjetër falsifikon votën apo rezultatet e zgjedhjeve, dënohet me burgim prej një (1) deri në tre (3) vjet”, thuhet në  Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

E në pikën 2 të këtij neni, dënimi me burgim shkon deri në pesë vjet.

“Kur vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni kryhet nga anëtari i Komisionit Zgjedhor ose ndonjë person tjetër në keqpërdorim të detyrave, pozitës apo autorizimeve të tij lidhur me zgjedhjet, kryerësi dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesë (5) vjet”.

Dënime me burgim tashmë janë shqiptuar për vjedhje të votave e manipulim të rezultateve nga zgjedhjet e kaluara.

Të ngjashme
Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

Kolona te Dheu i Bardhë, 50 minuta pritje për hyrje në kufi

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

E rëndë: Vdes 19-vjeçari nga Vitia në një aksident trafiku në Itali, teksa po kthehej në vendlindje

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN

Rama kërkon sqarime nga Kallxo.com për profilin “Lule Gjeli”, paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me BIRN