“Dënimi 45 vite, varrosje për së gjalli”, Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, më keq se sa prokuroritë e Serbisë

“Dënimi 45 vite, varrosje për së gjalli”, Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, më keq se sa prokuroritë e Serbisë

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer sot në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, që është ngritur për të gjykuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai e ka cilësuar Prokurorinë Speciale si një “prokurori idiotësh”, duke akuzuar se ata janë kthyer në instrumente politike, më keq se sa prokuroritë e Serbisë. Rama ka shprehur […]

Rama ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën se si po zhvillohet procesi në Hagë, duke theksuar se është një katastrofë për drejtësinë dhe për shumë shtete demokratike që e ndjekin këtë proces në heshtje. Ai ka akuzuar komunitetin ndërkombëtar për mosveprim dhe për heshtjen që po mbajnë përballë këtij procesi, që po rrezikon të sjellë dënime për katër krerët e UÇK.

Rama ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke theksuar se ajo është përdorur si një mjet për të dënuar liderët e Kosovës, pavarësisht arritjeve të mëdha që ka pasur UÇK-ja në luftën për çlirimin e Kosovës. Komentet e tij janë bërë në një periudhë kur diskutimet dhe polemikat rreth procesit të Gjykatës Speciale dhe akuzave ndaj liderëve të UÇK janë intensifikuar në Kosovë dhe më gjerë.

“Është prokurori idiote. Ata nuk janë vetëm idiotë, por instrumente edhe më politike se gjykatat në Serbi, në raport me Kosovën. Me ligjet e kohës, nëse i referohemi, kur ka ndodhur lufta, nëse UÇK nuk do ta fitonte luftën dhe populli nuk do të çlirohej, në gjykatat e asaj Serbie nuk do të gjykojë kush. 45 vite, varrosje për së gjalli e njerëzve. Drejtësia ndërkombëtare, e financuar nga shtetet demokratike që për turpin e tyre vazhdojnë ta ndjekin këtë katastrofë për Europën dhe botën demokratike, për 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Kjo bën fatkeqësisht që ne sot të ngremë një pikëpyetje për veten tonë se çfarë mund dhe duhet të bëjmë! Nuk e kam përgjigjen për këtë.”, tha ai.

Të ngjashme
Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Arrestohet një kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje nëpër plazhe

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Ulutash: Pas optimizimit, nëse ka nevojë, trupat e KFOR-it kthehen në Kosovë

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Haki Abazi zbulon se “Lule Gjeli” e ftoi për takim sa ishte në VV: Bashkë me Kurtin e Mihalin, kanë prodhuar të pavërteta për zyrtarë amerikanë

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Trump pritet ta takojë Zelenskyn më 28 korrik në Uashington

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Arsenali vë në shënjestër transferimin e Vinicius Jr.

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Musk parashikon fundin e rëndësisë së parasë: Nuk do t’ju duhet në vitin 2036

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Besnik Tahiri kërkon veprime nga shteti për të gjithë ata që kanë përzier me “Lule Gjelin”

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Tejkaluan kolonën në shirit emergjent, policia ia merr lejën katër shoferëve vendas

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Pamje dramatike, publikohet momenti kur shpëtohet Rozalinda Plaka – e mbajtur peng nga Nertil Buzi

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

Profili ‘Lule Gjeli’ që linçon në favor të VV’së – Çka thonë nga Prokuroria Speciale?

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen

A u detyrua Argjentina të humbiste finalen? – Paredes thyen heshtjen