Dënimi ndaj Nezir Mehmetaj në Serbi, flet vëllai i tij: Presim lirim të shpejt, nuk ka asnjë provë për të

Dënimi ndaj Nezir Mehmetaj në Serbi, flet vëllai i tij: Presim lirim të shpejt, nuk ka asnjë provë për të

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte. Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet. Ai u arrestua, më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdar […]

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, nën akuza për krime lufte.

Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet.

Ai u arrestua, më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim.

Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar vëllai i Nezirit, Valon Mehmetaj. “Siç e keni kuptuar nga burime të ndryshme vëllai im po mbahet në burg të Serbisë prej 03 janarit të vitit 2020 dhe pas shumë e shumë seancave gjyqësore sot datë 06 dhjetor është dhënë dënimi nga organet e drejtësisë në Serbi dhe si rezultat Nezir Mehmetaj dënohet me 6 vite burg”, ka thënë Valon Mehmetaj.

Ai thotë se këtë lajm e kanë pranuar menjëherë pas përfundimit të seancës nga avokatët dhe nga zyrtari i zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës.

“Ky lajm për familjen është jo i mirëpritur pasi që për afro 5 vite rresht nuk ka pasur as edhe një fakt të vetëm që e ndërlidh vëllain me akuzën e bërë ndaj tij, por është indikative qe ky gjykim ka qenë i tejzgjatur, ka filluar në mars 2021 dhe ka përfunduar me 6 dhjetor 2024, pra më shumë se tri vite e gjysmë, por shpresojmë se drejtësia në shtetin e Serbisë do e sheh të arsyeshme të liroi për një afat sa më të shkurtër Nezirin duke llogaritur kohën e mbajtjes dhe procedurat tjera të vazhdojnë më tutje”, ka deklaruar ai për RTK-në.

Nga Prokuroria për Krime Lufte në Beograd kishin thënë se Mehmetaj akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë periudhës qershor-korrik të vitit 1999. Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës.

Të ngjashme
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it