Deputetët reagojnë pas dështimit të seancës së 49-të të Kuvendit, akuzojnë VV për ‘pengmarrje politike’

Deputetët reagojnë pas dështimit të seancës së 49-të të Kuvendit, akuzojnë VV për ‘pengmarrje politike’

Pas dështimit të seancës së 49-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, që edhe kësaj here nuk solli zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, deputetët e opozitës kanë reaguar ashpër, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të qëllimshëm të institucioneve dhe mungesë vullneti për zgjidhje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se vendi po shkon drejt skadimit […]

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se vendi po shkon drejt skadimit të afatit kushtetues pa ndonjë lëvizje konkrete nga shumica.

“Pengmarrja politike e Kuvendit është bërë nga një parti politike, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj. Zgjidhja është në dorën e tyre,” u shpreh Deliu, duke shtuar se ende nuk po shihet ndonjë vullnet politik për dalje nga kriza.

Edhe deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, konfirmoi që partia e tij nuk do ta votojë Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi, duke e konsideruar si të papranueshëm faktin që, sipas tij, Nisma dhe VV kanë marrëveshje të fshehta që nuk janë bërë publike, shkruan lajmi.net

“Zoti Limaj nuk e ka votën time. Marrëveshjet që bëhen pas shpine me Listën Serbe e të tjerët janë të papranueshme,” tha ai.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për keqpërdorim të së drejtës për të propozuar kryeparlamentarin.

“Këto parti që kemi mbetur në sallë jemi gjenerata e rezistencës dhe e shtetndërtimit. Ata që dolën, e keqpërdorin të drejtën për agjenda antikushtetuese,” deklaroi Behrami.

Ndërkohë, deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, tha se do të ketë takim mes liderit të saj, Fatmir Limaj, dhe Albin Kurtit, duke thënë se Nisma ka ofruar bashkëpunim pa kushte dhe është e gatshme për të zgjidhur ngërçin politik.

“Ky është realiteti politik, Nisma dhe lideri Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim dhe e ka zgjatë dorën e bashkëpunimit,” u shpreh ajo.

Reagim pati edhe nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se zgjidhja është në dorën e partisë së parë dhe se ajo duhet të propozojë një kandidat që nuk ka qenë më parë ministër.

“I takon partisë së parë të propozojë dikë nga deputetët e vetë që s’ka qenë ministër. Ndoshta kështu bëhet zgjidhje,” u shpreh Krasniqi.

Në përgjithësi, reagimet pas dështimit të radhës të konstituimit të Kuvendit pasqyrojnë thellimin e krizës politike dhe mungesën e një konsensusi minimal mes partive, duke e lënë të pasigurt rrugën drejt formimit të institucioneve të reja./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve