Deputetët sot po flasin më shumë me mikrofona ndalur sesa ndezur: Çka po ndodh?

Seanca e sotme po ndodh me acarime të kohë pas kohshme, teksa deputetët duken se po ‘i lëshojnë fjalë njëri-tjetrit’ me mikrofona ndalur. Ishte fillimisht ministrja Albulena Haxhiu, ajo që foli menjëherë pasi Abelard Tahiri e përfundoi fjalën duke i thënë me mikrofonin ndalur “mos manipulo”. E teksa ministrja Haxhiu fliste edhe pas këtij rasti […]
Seanca e sotme po ndodh me acarime të kohë pas kohshme, teksa deputetët duken se po ‘i lëshojnë fjalë njëri-tjetrit’ me mikrofona ndalur.
E teksa ministrja Haxhiu fliste edhe pas këtij rasti kur deputeti Arben Gashi doli në foltore, ky i fundit i tha që të mos bëj zhurmë.
Por seanca mori një kahje acaruese, kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, doli në foltore dhe tha se ‘Abelard Tahiri po e kërcënon nga distanca dhe po e shanë e ofendon’.
Pas kësaj, ministri Hekuran Murati, doli poashtu në foltore dhe ftoi prokurorinë që ta hetojë deputetin Tahiri për sjelljen në Kuvend.
Teksa Murati flsite, ja përmes fotografive se si dukej Kuvendi:
E pas kësaj, situatën e qetësoi Ramush Haradinaj, i cili mbajti një fjalim paksa ‘balancues’ në Kuvend dhe ‘ftohu gjakrat’.
Para tij, deputeti Abelard Tahiri, tha se kishin dashur që Amerika ta sanksiononte Serbinë dhe Vuçiqin e jo ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ne kishim dashtë që SHBA me i vendos sanksione të Vuçiqit e ministrave të Serbisë. Po i vënë sanksione këtij që shpif ditë e natë, po i vë sanksione ministres së drejtësisë që është marre e madhe për neve.
Ju duhet të jeni në krye të përgjegjësive që keni marrë nga qytetarët.
Mundeni momentalisht me u mshefë mas zënkave të vogla, por faturën do ta paguani ju.
Ne jemi që kemi vendos rend e ligj në pikën kufitare 1 dhe 31, na jemi qata që e kemi ngreh zhag Gjuriqin në Prishtinë.
Ne jemi ata që kemi ndërtu shtëpi për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri. /Periskopi



