Deputeti i VV-së mori 690 euro kompensim për derivate, por del që nuk ka veturë fare

Pagat e larta e mëditjet nuk u kanë mjaftuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ata janë kompensuar për të shkuar në seanca e komisione paralamentare. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili ka marrë 690 euro kompensim për derivate për udhëtim nga Prizreni nuk ka fare veturë. Kjo del nga deklarimi i tij i […]
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili ka marrë 690 euro kompensim për derivate për udhëtim nga Prizreni nuk ka fare veturë.
Kjo del nga deklarimi i tij i pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Në formularin e deklarimit të pasurisë, Abrashi nuk ka të deklaruar ndonjë veturë as në pronësinë e tij e as të bashkëshortes.


Megjithatë gjatë ditës, deputet Abrashi, pas publikimt të listës së 10 deputetëve që shpenzuan më së shumti para për karburant, ka reaguar përmes facebook-ut.
Sipas tij, kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë mujave nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.
“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.












